A mundet që birra të ketë aromën e....malit dhe më saktë të malit Stranxha - një nga skajet më të bukura dhe të paprekura të natyrës bullgare? Përgjigjen e kësaj pyetjeje e jep Stamen Iliev, i cili i është përkushtuar ëndrrës së tij - të krijojë birrë kraft me shije autentike dhe mesazh.
Stamen drejton një nga distileritë më të mëdha në Bullgari, pas diplomimit në Universitetin e Teknologjisë Ushqimore në Plovdiv. Akoma si student, ai bën birrën e tij të parë kraft. “Kur filluam të mësojmë në universitet, kishim zierje të birrës gjatë kohës së ushtrimeve. Dhe kështu nisi çdo gjë - me një kazan të vogël, pas të cilit u dashurova!”- kujtohet Stamen dhe shton se, akoma atëherë ka vendosur të përvetësojë deri në një përsosmëri sekretet e kësaj mjeshtërie, e cila nga një hobi dhe pasion kalon në një biznes fitimprurës familjar:
“Birrën e parë e zjeva në lokalin e prindërve të mi. Aty ka një kuzhinë të madhe me kazanë të mëdhenj të cilët i përdora. Dhe si zakonisht me kësmetin e fillestarit, birra ime e parë u bë shumë e mirë! Gjatë asaj kohe babi im kishte mbjellë speltë. Ideja ishte që të ve në pijen time këtë speltë, kurse ndaj saj shtova dhe çaj nga Krimeja”- kujtohet Stamen Iliev.
Pas provave shtëpiake, ai lidhet me njerëz, të cilët kanë një kapacitet më të madh për zierjen e pijes. “Tanimë pothuajse 2 vjet punojmë bashkë. Dhe meqenëse instalimi nuk është dhe shumë i madh, sasitë janë të vogla dhe birra është gjithmonë e freskët”- thekson Stamen. Ai shpjegon se preferon që tu thotë klientëve, se birra i ka mbaruar, sesa tu propozojë një birrë të mbetur.
Për një nga birrat e tij të fundit - pije e errët, ai përsëri është i frymëzuar nga natyra e malit mistik Stranxha. Përdor resurset e malit, duke përfshirë dhe një ekstrakt nga lisi i Stranxhës.
“Lisi fillimisht është tharë, kurse pas kësaj ngjyhet me alkool etilik, i cili nxehet dhe qarkullon. Dhe në fund, ky alkool etilik bëhet mjaft i trashë, si karamel. Pija ka një aromë mjaft të fortë prej druri dhe vanilje, po të duash dhe brendi, është shumë intensive - thotë Stamen. - Përveç kësaj, që të gjitha birrat dhe paketimet e mia janë të orientuara te Stranxha, aty gjendet lokali ynë, aty filloi çdo gjë! Kemi dhe një birrë e cila i kushtohet filmit bullgar, i xhiruar në fshatin Kondollovo në malin Stranxha - bëhet fjalë për filmin "Zotëri për një ditë".
Etiketat e birrës kraft të Stamen Ilievit janë po kështu shumë interesante. Ato janë punim dore, të realizuara e të pikturuara nga motra e tij Monika Ilieva. Në to po kështu duket frymëzimi nga mali Stranxha.
Në bazë të materialit të Kalina Ençevës, BNR-Burgas
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Stamen Iliev
Druri bullgar, jo i importuar, është lënda e parë kryesore për industrinë e përpunimit të drurit dhe mobilieve në vendin tonë. Këtë e theksoi zëvendësministri i bujqësisë, Mirosllav Marinov, në hapjen zyrtare të edicionit të 20-të të ekspozitës..
“Planeti kundër plastmasës” është tema e Ditës së Tokës, të cilën e festojmë më 22 Prill. “Iniciativa për t'i dhënë fund plastikës” po koordinon aktivitetet globale për festën. Me këtë rast, para BNR-së, Ejdën Sharën, drejtor i organizatës “Dita e..
Pas perëndimit të diellit (ora 17) më 22 prill, fillon Pesah - një nga tre festat më të mëdha për hebrenjtë. Si datë dhe ditë, festa është e ndryshueshme dhe ndodh pas ditës së 14-të të muajit pranveror të Nisanit, duke filluar pas ekuinoksit..
Më thuaj çfarë ke në tavolinë që të të them se çfarë je duke festuar. Kështu, me shaka mund të shikojmë kalendarin bullgar të festave nga e kaluara deri..
Një projekt i financuar nga Bullgaria do të rrisë kapacitetet e punonjësve në administratën e Bashkisë së Bulqizës, Shqipëria Lindore, për..