Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Programi i ri humanitar për refugjatët ukrainas është i hapur edhe për hotelet

Video fjalimi i Kalina Konstantinovës
Foto: gov.bg

Në programin e ri humanitar për akomodimin e personave me mbrojtje të përkohshme do të mund të marrin pjesë edhe bazat shtetërore për pushime dhe vendet e akomodimit të regjistruara në Regjistrin Kombëtar të Turizmit, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë. Programi i ri parashikon 15 leva për person në natë dhe ushqim tri herë në ditë.

"Ne jemi të qartë se në program do të mund të përfshihen kryesisht vende për akomodim të klasës më të ulët, si hotelet familjare," tha në një fjalim video Zëvendëskryeministrja për qeverisjen efektive Kalina Konstantinova.

Objektet me një ose dy yje kanë afro 175 mijë shtretër.

Sipas Zëvendëskryeministres, masa e deritanishme ka siguruar strehim për dhjetëra mijëra nëna ukrainase me fëmijë dhe ka mbështetur financiarisht një sërë biznesesh të prekura rëndë nga kriza e Covid.

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 6 tetorin 2022

Të enjten temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 8°, në Sofje – 3°. Në mëngjes për një kohë të shkurtër do të jetë me mjegull në luginat dhe rreth pellgjeve ujorë. Gjatë ditës do të mbajë mot me diell. Temperaturat maksimale do të arrijnë..

botuar më 22-10-05 8.35.MD

Pranimi i Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen do të shqyrtohet në dhjetor

Gjatë debateve në Parlamentin Evropian në Strasburg, një numër i madh eurodeputetësh kërkuan pranimin e menjëhershëm të Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen, njoftoi korrespondentja jonë Angelina Piskova. Më herët, eurodeputetët bullgarë nga të..

botuar më 22-10-05 7.07.MD
Rosen Plevneliev

Rosen Plevneliev: Qëllimi përfundimtar i Moskës është një republikë presidenciale në Bullgari

Presidenti i Bullgarisë në periudhën 2012 - 2017, Rosen Plevneliev, deklaroi se qëllimi përfundimtar i Moskës është një republikë presidenciale në Bullgari. "Një person i fortë në Bullgari dhe ne jemi atje," tha ai në një forum të sigurisë..

botuar më 22-10-05 6.52.MD