Filmi gjerman “The Sausage Run” /“Gara e sallamit”/ i regjisorit Thomas Stellmach është fituesi i madh në edicionin e 13-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Animuar Golden Kuker /"Kukeri i Artë"/. Ceremonia e ndarjes së çmimeve u zhvillua në sallën e Akademisë Kombëtare të Arteve të Teatrit dhe Filmit. “The Sausage Run” /“Gara e sallamit”/ paraqet historinë e një qengji të vogël të shfaqur me ndihmën e teknikës klasike të animacionit. Subjekti i filmit është pjesërisht i frymëzuar nga përralla e vëllezërve Grimm "Kësulëkuqja".
Kryetari i jurisë ishte regjisori argjentinas dhe anëtar i Akademisë së Hollivudit, Juan Pablo Saramella. Pas festivalit, Saramella do të mbajë një klasë master në Bullgari për studentët. Këtë vit, programi i festivalit në Sofje përfshiu 120 filma të përzgjedhur nga gjithsej 2700 tituj nga 98 vende.Për shkak të interesimit të madh për ekspozitën “Deçko Uzunov. Krijesat. 125 vjet nga lindja e piktorit” Galeria e Arteve të qytetit të Sofjes e zgjati ekspozitën me vepra të tij deri më 9 tetor. Ekspozita prezanton mbi 90 vepra në zhanret e..
Na ishte njëherë e një kohë një lagje e jashtëzakonshme. Prej saj filloi ndërtimi i Sofjes së Vjetër, sepse ndodhej midis Pallatit dhe stacionit - rruga kryesore që bënte lidhjen e jetës në qytet. Në këtë hapësirë njerëzit jo vetëm plotësonin nevojën e..
Në vjeshtën e vitit 1992, nëpërmjet një urdhri të Këshillit të Ministrave në Bullgari, u krijua Agjencia për Bullgarët Jashtë Shtetit për të koordinuar politikën shtetërore ndaj bashkatdhetarëve tanë në mbarë botën. Kryetari i parë, Georgi Danaillov,..
Në kryeqytetin shqiptar të Tiranës u zhvilluan Ditët e Kulturës Bullgare, njoftoi Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Shqipëri. “Të inkurajuar nga Dita..