Fshati Breznica u bë i njohur si fshati i milionerëve, për shkak të shtëpive të pasura me makina luksoze të parkuara përpara, ndërmarrjeve të lulëzueshme dhe standardit jashtëzakonisht të lartë të popullsisë. “Milioner është një thënie mjaft e fortë, thjesht kemi njerëz punëtorë dhe iniciativë, biznesi i të cilëve po shkon mirë”, thotë Isa Sakali, i cili që nga viti 2013 është kryetar i bashkisë së fshatit që numëron rreth 2600 banorë. Prej tyre rreth 60 veta janë të krishterë - të tjerët janë myslimanë. Të dyja komunitetet jetojnë në paqe dhe mirëkuptim dhe e ndihmojnë njëri-tjetrin - mësojmë nga kryetari i bashkisë.
Gjëja e parë e cila bën përshtypje këtu janë dy tempujt, të vendosur njëri përball tjetrit - xhamia dhe kisha. “Në sajë të biznesit vendas dhe të dhuruesve tanë që të dyja janë të riparuar”- lëvdohet Isa Sakali. Deri përpara disa vjetëve, jetesa kryesore e njerëzve në Breznica ishte prodhimi i duhanit. Por gjërat ndryshojnë:
“Më përpara kishim rreth 200 prodhues të duhanit, prodhonim rreth 110 tonë duhan në vit. Gjatë vitit 2020 në fshat mbetën vetëm disa prodhues, gjatë vitit 2021 kishim vetëm një, kurse sivjet - asnjë. Shkaku është se bujqësia në Bullgari nuk subvencionohet, nuk mbështetet nga shteti dhe njerëzit këtu janë kthyer ndaj prodhimit industrial, i cili jep të ardhura shumë më të mira dhe më të sigurta”, thotë Isa Sakali.
Sot, fshati piktoresk në malin Pirin mburret me 22 ndërmarrje të vogla, të mesme dhe të mëdha, me një shkollë të mrekullueshme me 400 nxënës, një kopsht me 215 fëmijë dhe ... me mungesë të fuqisë punëtore. Sepse këtu konkurrenca midis vetë ndërmarrjeve për të tërhequr më shumë punëtorë është e madhe, si dhe pagat, mësojmë nga kryetari i bashkisë. Dhe akoma:
“Ndërmarrjet tona të mëdha bazë punojnë në ishleme (prodhimi i diçkaje me materialet e klientit dhe pagesa për një copë). Materialet sillen këtu dhe pas kësaj prodhimi eksportohet kryesisht për tregjet e Bashkimit Evropian. Disa prodhojnë veshje për marka shumë të njohura botërore. Një nga fabrikat tona punon kryesisht për strukturat e specializuara të Bashkimit Evropian, dmth veshje policie, zjarrfikëse, ushtarake…Disa njerëz punojnë në industrinë e nxjerrjes së drurit. Kemi dhe një ndërmarrje ushqimore e cila, përveç rajonit tonë, furnizon me mallra pothuajse të gjitha vendet evropiane. Por, të mos lëmë pa përmendur dhe faktin që, Breznica ndodhet midis dy kufijve - një orë deri në atë grek dhe 2 orë nga kufiri i Maqedonisë Veriore. Kjo është një shtysë e madhe për zhvillimin tonë, sepse komunikimet tona janë perfektë”, thotë Isa Sakali.
Por, si ndikon pandemia dhe lufta në biznesin lokal? Rezulton se, ndërtimi në fshat ka pësuar dëme më të shumta – ai është tkurrur rëndë për shkak të rritjes së paparë të çmimeve. Për ndryshe ndërmarrjet nuk kanë pushuar së punuari edhe në momentet më të rënda të pandemisë, as tani rreth konfliktit ushtarak në Ukrainë.
Njerëzit këtu janë iniciativë, punojnë shumë, por gjithashtu duan të pushojnë në natyrë. Breznica është mbase fshati i vetëm në Bullgari me një zonë të vet të veçantë të vilave, ku ndodhen mbi 40 vila të bukura private të banuesve vendas. Fare afër është ngritur një hotel. Kurse kryetari i bashkisë së fshatit Isa Sakali tanimë po mendon një projekt për ndërtimin e eko-shtigjeve deri në dy ujëvarat aty pranë. Kështu, përveç industrisë së lehtë, vendasit duan të zhvillojnë edhe një biznes tjetër shumë fitimprurës - turizmin.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: @breznitsa, su-breznica.com, pirintreyding.com
Plaku i Krishtlindjeve do të shpërndajë dhurata për kafshët në Kopshtin Zoologjik të Burgasit më 25 dhjetor. Planifikohet një turne festiv nëpër kopshtin zoologjik, si dhe një kuiz me dhurata për fëmijët, njofton Bashkia e Burgasit. Veprimtaria është..
Secila prej tyre sjell ngrohtësi dhe ngjall emocione, sepse është bërë me dorë dhe është e papërsëritshme dhe unike. Dhe shkëlqimet e saj të argjendta na kthejnë në fëmijëri, kur dimrat ishin të ashpër dhe të bardhë si bora, dhe lodrat e..
Më 21 dhjetor, fshati Zmejovo në rajonin e qytetit Stara Zagora shënon festën tradicionale të pelinit. Sipas një tradite të vjetër bullgare, miqtë do të priten me bukë e kripë në sheshin përballë Vatrës së Kulturës, ndërsa për humorin e tyre me një..
Secila prej tyre sjell ngrohtësi dhe ngjall emocione, sepse është bërë me dorë dhe është e papërsëritshme dhe unike. Dhe shkëlqimet e saj të argjendta..
Plaku i Krishtlindjeve do të shpërndajë dhurata për kafshët në Kopshtin Zoologjik të Burgasit më 25 dhjetor. Planifikohet një turne festiv nëpër..