Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kirill Petkov: “Lufta do të ndalet kur ushtria ruse do të dëbohet nga Ukraina”

Foto: EPA/BGNES

Mënyra e vetme për të arritur paqen është duke e shtyrë ushtrinë ruse nga Ukraina - përndryshe do të ketë një konflikt të ngrirë me paqëndrueshmëri dhe më shumë viktima. Këtë e deklaroi Kryeministri Kirill Petkov gjatë Forumit Ndërkombëtar GLOBSEC në Bratislavë. Në fjalinë e tij, kryeministri theksoi se ukrainasit po luftojnë për Evropën, ndaj është e rëndësishme që Bashkimi Evropian të jetë i bashkuar në mbështetjen e tij. Kirill Petkov tha gjithashtu se nevojitet një qasje strategjike në temën e infrastrukturës dhe lidhjes së kontinentit për të plotësuar zbrazëtirat logjistike. Ai njoftoi gjithashtu se Bullgaria do të riparojë 80 tanke ukrainase.

Paketa e gjashtë e sanksioneve kundër Rusisë u miratua nga përfaqësuesit e përhershëm të vendeve anëtare të BE-së. Me kërkesë të Hungarisë, Patriarku rus Kirill, emri i të cilit fillimisht u përmend për shkak të mbështetjes së tij për luftën, u hoq nga lista e individëve të sanksionuar.

Paketa përfshin një zgjidhje kompromisi për të shkurtuar 90 për qind të importeve të naftës ruse deri në fund të vitit, por parashikon një sërë përjashtimesh specifike për vende të veçanta nga zbatimi i embargos. Mes tyre është edhe Bullgaria, e cila do të vazhdojë të blejë naftë ruse deri në fund të vitit 2024, siç tha tashmë Kirill Petkov. Vendimi do të miratohet sot me procedurë të shkruar dhe do të publikohet menjëherë në Gazetën Zyrtare të BE-së.

Në një fjalim video në ditën e 100-të të luftës, presidenti ukrainas Vollodimir Zelenski tha se nuk ka ndonjë ndryshim domethënës në situatën në Severodoneck, ku po zhvillohen luftimet më intensive. Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë në Ukrainë sisteme rakete artilerie shumë të lëvizshme.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 17 tetorin 2024

Të enjten do të jetë kryesisht me diell. Më shumë vranësira do të ketë në veri-lindje, ndërsa në mesditë edhe në Bullgarinë Qendrore, e cila do të zvogëlohet nga fundi i ditës. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga lindja, në Bullgarinë Lindore..

botuar më 24-10-16 7.35.MD
Dimitër Gllavçev

Kryeministri Gllavçev pret që Bullgaria të arrijë stabilitetin e çmimeve deri në fund të vitit

Sipas Raporteve Konvergjente të këtij viti, vendi ynë përmbush tre nga katër kriteret për anëtarësim në Eurozonë. Këto janë kriteret për stabilitetin e financave publike (bilanci buxhetor dhe borxhi i qeverisë), për kursin e këmbimit dhe për normën..

botuar më 24-10-16 5.36.MD

Gjyqtarët dhe presidenti janë të bashkuar kundër synimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor për të zgjedhur kryeprokurorin e ri

Në qëndrimin e saj, Lidhja e Gjyqtarëve në Bullgari u shpreh kundër përbërjes aktuale të Këshillit të Lartë Gjyqësor për të vendosur se kush duhet të drejtojë zyrën e prokurorisë dhe Gjykatës së Lartë Administrative. “Mandati i skaduar i..

botuar më 24-10-16 1.46.MD