Sipas stilit të vjetër, festa e Shenjtorëve Konstantin dhe Elena është më 3 qershor. Natën e 4 qershorit në disa fshatra të Stranxhës dhe sot e kësaj dite kryhet zakoni Nestinarstvo - valle me këmbë zbathur në prush e ekzekutuar nga valltarët nestinarë.
Le të kujtojmë se në vitin 2009 rituali u përfshi në Listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të UNESKO-s dhe në Listën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale “Thesare të gjalla njerëzore – Bullgari”. Përgatitjet për festën e Shën Konstantinit, siç quhet në Stranxha, nisin që në agim të hershëm me “veshjen” e ikonave të nestinarëve me cohë të kuqe të ndezur të zbukuruar me lule. Në një procesion solemn, ikonat barten në një burim me ujë kurues – ajazma, dhe atje lahen në mënyrë rituale dorezat e tyre.Ky është një nga dallimet midis ikonave të nestinarëve dhe ikonave të kishës – ikonat e nestinarëve gjithmonë janë me doreza.
Në mbrëmje, nestinarët shkojnë në kishë, ku janë vendosur ikonat e Shenjtorëve Konstantin dhe Elena dhe të shenjtorëve të tjerë nestinarë.Gradualisht, njerëzit e fshatit mblidhen. Luhet muzikë me daulle dhe gajde. Një nga meloditë autentike që e ka shoqëruar zakonin dekada më parë është regjistruar nga Konstantin Varimezov - gajde dhe Ognjan Vasilev - daulle. Të njëjtën melodi e regjistroi me nota edhe Marin Goleminov kur e vizitoi fshatin Bëllgari për ta ndjekur të gjithë zakonin. Kompozitori, atëherë 30 vjeç, kishte zgjedhur tashmë subjektin e dramës së tij të kërcimit "Nestinarka" dhe kishte kompozuar një pjesë të muzikës, por vendosi ta studionte ritualin misterioz të nestinarëve live. Në kujtimet e tij ai përshkruan ndikimin e fortë të muzikës, kërcimit, atmosferës mistike, ndjesisë së rrënjëve të thella të kësaj tradite. Ai thotë se e ka hedhur mënjanë fotoaparatin dhe magnetofonin dhe ka filluar të kërcejë. Më vonë, kjo melodi u bë një nga temat kryesore të "Nestinarka", një kryevepër e vërtetë në letërsinë muzikore bullgare.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: BGNES, Allbena Bezovska
Këngët dhe vallet popullore mbledhin dashamirët e folklorit bullgar në edicionin e radhës të Festivalit të Kostumeve Popullore në Zheravna. Këtë vit aktiviteti do të zhvillohet nga 23 deri më 25 gusht. "Pasi visheni me kostumet popullore dhe..
Holandezja Esther Willems vazhdon të tërheqë njerëz nga qytete dhe kombësi të ndryshme në klubin e saj për vallet popullore bullgare, i krijuar në Hagë dhe i quajtur "Zora". Klubi u themelua në vitin 2017 dhe në të u regjistruan edhe atëherë 13..
Mbrëmjet e kulturës bullgare në Shqipëri po vazhdojnë edhe në muajin gusht. Shfaqjet e para ishin në qershor, kur grupe folklorike nga Bullgaria prezantuan kostume, valle dhe këngë popullore bullgare para teatrit "Aleksandër Moisiu" në qytetin e..