Vizita e Ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov në Serbi më 6 dhe 7 qershor u anulua për shkak të refuzimit të Bullgarisë, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi për të hapur hapësirën e tyre ajrore ndaj avionit të diplomatit të parë rus. Ambasadorja ruse në Sofje Eleonora Mitrofanova konfirmoi për TASS se autoritetet bullgare nuk lejuan avionin me Lavrov të fluturonte mbi Bullgari. BE-ja ndaloi linjat ajrore ruse të fluturojnë mbi vendet anëtare në fund të shkurtit.
Vendimi është në përputhje me regjimet e sanksioneve të BE-së. Sergei Viktorovich Lavrov është përfshirë në listën e personave fizikë dhe juridikë nën nr. 670 që u nënshtrohen masave kufizuese të BE-së, njoftoi Ministria e Jashtme Bullgare.
Duke folur për televizionin serb RTRS, Lavrov akuzoi Perëndimin, të udhëhequr nga Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara, se e kanë kthyer Ukrainën në një instrument për të kufizuar dhe lodhur Federatën Ruse duke mos lejuar Kievin të negociojë me Moskën.Lavrov do të takohej në Beograd me Presidentin Aleksandër Vuçiq dhe elitën politike të Serbisë. Më 6 qershor, Vuçiq do të takohet me Ambasadorin rus në Beograd. Dhe televizioni shtetëror serb RTS raportoi se në lajmet kryesore, Aleksandër Vuçiq do t'i drejtohet kombit lidhur me këtë rast.
GERB nuk do të mbështesë në asnjë pjesë buxhetin për vitin 2025. Këtë e deklaroi para gazetarëve në margjinat e parlamentit lideri i GERB-it, Bojko Borisov. Ai theksoi se ligji që detyron Ministrinë e Financave të përcaktojë një deficit prej 3% duhet..
Parlamenti po dëgjon ministrin në detyrë të bujqësisë dhe ushqimеvе, Georgi Tahov dhe drejtorin ekzekutiv të Agjencisë Bullgare të Sigurisësë Ushqimeve, Svetllozar Patarinski, për rastin me delet në Velingrad. Seanca është me kërkesë të Andrej..
Pasi Plenumi i Gjykatës dhe ushtruesi i detyrës së ministrit të drejtësisë hoqën dorë nga kompetencat për të paraqitur kandidaturat për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, sot mblidhet sërish Këshilli i Lartë Gjyqësor. Mbledhja e sotme..