Duke evidentuar periudhën e kaluar të trazirave dhe të paqëndrueshmërisë politike, 17 për qind e bullgarëve pajtohen me deklaratën “Vendi im qeveriset sipas vullnetit të popullit”, dhe 77 për qind nuk bien dakord me këtë. Këtë e tregojnë të dhënat e një sondazhi tëAgjencisë “Gallup International” për Bullgarinë. Sipas 22 për qind të të anketuarve zgjedhjet në vend janë të lira dhe të ndershme, ndërsa 65 për qind e përkrahin qëndrimin e kundërt. 13 për qind e bullgarëve të anketuar mendojnë se jetojmë në kushtet e demokracisë së fortë, për 12 për qind vendi ynë nuk plotëson të paktën një nga kushtet për demokraci, dhe dy të tretat e konsiderojnë të dobët nivelin e demokracisë në vendin tonë.
Në botë, më të kënaqurit me lirinë dhe drejtësinë e zgjedhjeve në vendin e tyre janë njerëzit në Ganë (85 për qind). Nga qeverisja demokratike në vendin e tyre më të kënaqur janë në Vietnam (84 për qind). Sondazhi u krealizua në periudhën tetor-dhjetor 2021.
Secila prej tyre sjell ngrohtësi dhe ngjall emocione, sepse është bërë me dorë dhe është e papërsëritshme dhe unike. Dhe shkëlqimet e saj të argjendta na kthejnë në fëmijëri, kur dimrat ishin të ashpër dhe të bardhë si bora, dhe lodrat e..
Më 21 dhjetor, fshati Zmejovo në rajonin e qytetit Stara Zagora shënon festën tradicionale të pelinit. Sipas një tradite të vjetër bullgare, miqtë do të priten me bukë e kripë në sheshin përballë Vatrës së Kulturës, ndërsa për humorin e tyre me një..
Bërja e prodhimeve të thurura është një zanat tradicional që meriton një ringjallje dhe një jetë të re, beson Aleksandrina Pandurska, e njohur për iniciativat e saj të shumta për të promovuar vendet kulturore dhe historike në rajonin e qytetit..