Departamenti i Shtetit i SHBA-së e cilësoi si “të pavarur” vendimin e Bullgarisë, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi për të mos lejuar që avioni i Ministrit të Jashtëm rus Sergej Llavrov të kalojë në hapësirën e tyre ajrore. Një zëdhënës i departamentit, Ned Price, tha se të tre vendet kishin ushtruar të drejtën e tyre sovrane për të mos lejuar kalimin. Sipas tij, vendimi është marrë në mënyrë të pavarur dhe nuk është imponuar nga jashtë.
Price shtoi se Sofja, Shkupi dhe Podgorica kanë treguar vendosmërinë e Evropës për ta konsideruar Rusinë përgjegjëse për luftën në Ukrainë. Më 6 qershor, diplomati i parë rus duhej të mbërrinte në Beograd, por avioni i tij nuk u lejua të kalonte në hapësirën ajrore të tre vendeve dhe vizita dështoi.
Përfaqësuesi i Përhershëm i Rusisë në OKB Vasilij Nebenzja u largua nga Këshilli i Sigurimit gjatë një fjalimi të presidentit të Këshillit Evropian Charles Michel, njoftoi REUTERS. Michele akuzoi Moskën për nxitjen e një krize globale ushqimore duke pushtuar Ukrainën dhe akuzoi trupat ruse për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Siguria kibernetike dhe përfshirja e Bullgarisë në programin amerikan për heqjen e vizave janë dy prioritete të qeverisë, të lidhura drejtpërdrejt me Drejtorinë kryesore për Luftën kundër Krimit të Organizuar, tha ministri i brendshëm Daniell Mitov gjatë..
Konsumatorët bullgarë detyrohen të paguajnë çmime të pajustifikueshme të larta për mallrat bazë dhe në të njëjtën kohë dëmtohen prodhuesit dhe përpunuesit e ushqimit. Shoqata e Kapitalit Industrial në Bullgari dhe Shoqata Kombëtare e Përpunuesve të..
Pak më shumë se 110 milionë euro do të kushtojë riparimi urgjent i aeroportit “Graf Ignatievo”. Kontratat për riparimet janë me katër kompani, të cilat Ministria e Mbrojtjes i shpalli publikisht. Sipas ministrit të mbrojtjes Atanas Zaprjanov, vonesa në..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..