Vizitorët e Muzeut Historik Kombëtar në Sofje tani mund të bëjnë një shëtitje virtuale në tempullin e perëndeshës së lumturisë dhe të fatit Fortuna. Ndërtesa është pjesë e kolonisë së dikurshme romake Ulpia Escus pranë fshatit të sotëm Gigen, në afërsi të lumit Danub. Restaurimi virtual zbulon në detaje më të vogla të gjithë shkëlqimin dhe bukurinë e tempullit të dikurshëm dhe tani është pjesë e ekspozitës së përhershme të Muzeut Historik Kombëtar.
Tempulli i Fortuna-s (templum Fortunae) ka qenë i vendosur në Kompleksin e Forumit të Ulpia Escus. Ai është i zbuluar dhe i studiuar krejtësisht. Ndërtesa është e punuar në stilin korintik. Sipas një mbishkrimi latin, tempulli i është kushtuar Perandorit romak Komod (180-192) dhe është ndërtuar me fondet e "Shoqatës së Zejtarëve" (collegium fabrorum) në vitin 190.
Kolonada e oborrit të brendshëm ka qenë zbukuruar me koka demash të stampuara dhe kurora dafine. Tempulli përbëhej nga një sallë hyrëse dhe një dhomë kulti. Fasada jugore ka pasur katër kolona korintike. Mbi frontonin trekëndor janë paraqitur dy Viktoria që mbajnë një kurorë dafine. Brenda, në kurorë ka pasur një imazh reliefi - mbase koka e Meduzës, e cila mbron nga e keqja. Kompleksi i tempullit është shkatërruar nga Gotët ose nga ndonjë tërmet në vitet 376-378.
Akoma hollësi të tjera kureshtare, të lidhura me historinë e Ulpia Escus do të gjeni këtu:
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Muzeu Historik Kombëtar
Ekspozita e stilistit të famshëm çek të porcelanit dhe qeramikës Roman Shedina mbetet pjesë e programit kulturor të Qendrës Çeke në Bullgari. Pas vizitës në Sofje, ajo mund të shihet në Burgas deri në fund të gushtit. Ekspozita është pjesë e..
11 stacione të transportit publik në Sofje morën një pamje të re. Ato janë pjesë e nismës "Arti për Diplomacinë" (“Art4Diplomacy”) të Petja Ilievës, e cila i shndërroi konstruksionet e tyre në një hapësirë ekspozite me imazhe arkitekturore të..
“Gala Strauss” me Orkestrën e Schönbrunn të Vjenës do t'u ofrojë bullgarëve dhe mysafirëve të vendit tonë një rrugëtim muzikor nëpër kohërat e dinastisë Strauss dhe trashëgiminë e saj. Orkestra po përgatitet për një turne në Bullgari, i cili do të..