48.1 për qind e bullgarëve e miratojnë rënien e qeverisë, 50.5 për qind janë të pakënaqur me këtë, sipas një sondazhi kombëtar të “Gallup International” nga 25 qershori.
35.3 për qind e shohin ndryshimin e qeverisë si një shans për të zgjedhur një qeveri më të qëndrueshme në vjeshtë. 59.2 për qind mendojnë se zgjedhjet e reja janë problem për vendin. 57.9 për qind shpresojnë se parlamenti aktual do të formojë një qeveri të re. 40.3 për qind presin që ajo të jetë një qeveri e partisë “Po e vazhdojmë ndryshimin”. 40.6 për qind duan zgjedhje të reja parlamentare.
Mbi 65 për qind janë dakord se vet qeveria është fajtore për shpërbërjen e saj. 1/3 besojnë se ka pasur një grusht shteti kundër qeverisë.
59.5 për qind e të anketuarve nuk janë të kënaqur me propozimin francez të miratuar në parlament për heqjen e vetos bullgare për fillimin e negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në.
Të enjten do të jetë me diell dhe e nxehtë. Pas mesditës do të ketë vranësira, por vetëm në disa vende do të ketë reshje shiu për një kohë të shkurtër. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 17 dhe 25°, në Sofje 18°. Maksimumi do të jetë..
Partia Socialiste Bullgare (BSP) nuk do të marrë pjesë në bisedimet me Lëvizjen për të Drejta dhe Liri (DPS) për mandatin e dytë, njoftoi qendra e shtypit e së majtës. Qëndrimi i së majtës i është drejtuar kryetarit të grupit parlamentar të DPS-së,..
Kryetari i Grupit Parlamentar të GERB-SDS, Bojko Borisov, i dërgoi një refuzim zyrtar DPS-së dhe konfirmoi qëndrimin e koalicionit se nuk do të marrë pjesë në negociatat për formimin e qeverisë me mandatin e dytë. Në një njoftim për shtyp të GERB..