Nuk ka asnjë presion amerikan ndaj Bullgarisë për çështjen e Maqedonisë së Veriut, tha ambasadori bullgar në Shtetet e Bashkuara, Georgi Panajotov disa orë pasi presidenti Joe Biden pranoi zyrtarisht letrat e tij kredenciale.” Ende nuk ka asnjë reagim zyrtar për vendimin e Parlamentit bullgar, i cili u mor javën e kaluar, por një gjë është e sigurt - në Amerikë, dhe mendoj se dhe në të gjithë botën, Bullgaria konsiderohet tashmë si një vend që i ka bërë kompromiset e veta dhe po pret tani kompromise të tilla edhe nga pala tjetër, domethënë nga Maqedonia e Veriut”, vuri në dukje diplomati bullgar në një intervistë për Televizionin Kombëtar Bullgar.
Çështjet në agjendën e dy vendeve sot janë furnizimi i Bullgarisë me avionë luftarakë amerikanë F-16, pjesëmarrja e Shteteve të Bashkuara në diversifikimin e furnizimeve me gaz në vendin tonë, partneriteti në luftën kundër korrupsionit dhe rritja e investimeve amerikane.
Ambasadori Georgi Panajotov mohoi kategorikisht se lufta në Ukrainë do të ndikonte në furnizimin me avionë luftarakë amerikan në vendin tonë. Ai shpjegoi vonesën në prodhimin e avionëve luftarakë F-16 të porositur nga Bullgaria me pandeminë dhe zinxhirët e ndërprerë të furnizimit.“Bullgaria është në një grup me disa shtete për dorëzimin dhe furnizimin e F-16 Blok 70, këto janë Sllovakia, Katari dhe Tajvani. Që të katër shtetet jemi duke pritur të marrim avionët e porositur prej nesh”- sqaroi Panajotov. Po vazhdon dhe trajnimi sipas grafikut të pilotëve bullgarë në Shtetet e Bashkuara.
“Brenda pak ditësh do të fillojë ndërtimi dhe montimi i F-16 të parë bullgar në uzinën e Lockheed Martin në Greenville të Karolinës së Jugut.Kam në plan të shkoj në fabrikë, të shoh avionin dhe më pas do të mund t'ju informoj më në detaje, por ky është lajmi.
Bëhet fjalë për F-16 Blok 70, një avion me pajisje elektronike të përmirësuara për navigacion, për shënjestrim dhe një cikël jete 50% më të gjatë se modelet e mëparshme F-16.”
Importi i gazit nga Amerika është një pjesë e rëndësishme e diversifikimit të furnizimeve të vendit tonë dhe daljes nga varësia e gazit nga Rusia, të cilën Bullgaria e kishte në 95% në fillim të konfliktit ushtarak në Ukrainë.
Aktualisht, Bullgaria ka zero varësi nga furnizimet me gaz rus dhe furnizon gazin e kërkuar e të domosdoshëm me dy anije nga Shtetet e Bashkuara.Ka gaz, jo vetëm në SHBA, por edhe nëpër prodhues të tjerë në botë, siç është për shembull Katari - tha ambasadori bullgar në Uashington.
“Modernizimi dhe prosperiteti i Bullgarisë kërkojnë një bashkëpunim të ngushtë me Shtetet e Bashkuara”, është kategorik diplomati dhe e përcaktoi këtë si një prioritet në punën e tij. Shpresa e tij është për shtimin e investimeve amerikane në Bullgari, duke dhënë si shembull një interes konkret investues nga ditët e fundit:
“Një kompani amerikane bëri një ofertë konkrete për investim në Bullgari për nxjerrjen e elementeve të vlefshme kimike nga qymyri linjit. Vetëm ata e kanë këtë teknologji, të tjerët jo. Shpresoj që të mund t’i tërheqim.” Shtetet e Bashkuara janë të interesuara që të kenë një stabilitet, parashikueshmëri, të mos të ketë tronditje, sepse ne jemi një aleat i tyre në NATO. Mendoj se ne, bullgarët, po kështu kemi interes nga kjo, vuri në dukje në intervistën e tij për Televizionin Kombëtar Bullgar ambasadori.
Kush është Georgi Panajotov?
Ambasadori i Bullgarisë në Shtetet e Bashkuara ka një përvojë mbi 25 vjet në fushën e politikës së sigurisë, diplomacisë dypalëshe dhe shumëpalëshe dhe të drejtave të njeriut. Në karrierën e tij profesionale ka qenë ambasador i Bullgarisë në Kombet e Bashkuara në Nju Jork, Zëvendës Drejtues i Ambasadave Bullgare në SHBA dhe Afganistan, diplomat në shërbimin politik në Ambasadën në Shqipëri. Në kabinetin e fundit teknik me kryeministër Stefan Janev, Georgi Panajotov zinte postin e ministrit të mbrojtjes. Diplomati ka lindur gjatë vitit 1968 në qytetin e Detit të Zi - Pomorie. Ka përfunduar me medalje të artë Gjimnazin e mesëm të gjuhës gjermane në qytetin Burgas. Është Master i Shkencave Politike nga Instituti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Moskë - MGIMO. Zotëron anglisht, gjermanisht, rusisht dhe shqip.
Përpiloi: Elena Kerkallanova
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Facebook /Georgi Panajotov, Lockheed Martin
Athina do të modernizojë ushtrinë greke deri në vitin 2030 Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Nikos Dendias, prezantoi para partive në parlament planin e ndryshimeve në ushtri. Reformat do të përfshijnë të tre llojet e trupave. Deri në vitin 2030 Do..
Presidenti Rumen Radev u takua në Baku me Presidenten e Republikës së Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska, njoftoi BNT. Në fillim të bisedës, Radev falënderoi Siljanovskën për ftesën dhe theksoi se takimi është një vazhdim i rëndësishëm i..
U mbyll seanca e parë e Kuvendit Kombëtar të sapozgjedhur. Ashtu si në tre parlamentet e kaluara bullgare, zgjedhja e kryetarit doli të ishte një sfidë serioze, pasi asnjë nga dy kandidatët - Raja Nazarjan nga GERB-SDS dhe Andrej Cekov nga Po e vazhdojmë..
Athina do të modernizojë ushtrinë greke deri në vitin 2030 Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Nikos Dendias, prezantoi para partive në parlament..