Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rusia mbylli konsullatat e saj në Bullgari

Foto: BGNES

Ambasada ruse në Bullgari njoftoi se shërbimet konsullore në Sofje, Varna dhe Ruse kanë ndërprerë punën, pasi kryeministri Kirill Petkov shpalli dëbimin e 70 diplomatëve rusë nga vendi, transmetoi TASS.

Liderja e partisë bashkëqeverisëse BSP /Partia Socialiste Bullgare/, Kornelija Ninova, shkroi në Facebook se vendimi është një akt i paprecedentë me pasoja afatgjata. Ai nuk është marrë nga qeveria apo koalicioni qeverisës, theksoi Ninova, dhe BSP nuk është dakord me këtë vendim.

Arsyeja kryesore për masën është se Rusia e shpalli Bullgarinë një vend armik dhe përkatësisht diplomatët e saj në vend janë një kërcënim për sigurinë kombëtare, deklaroi diplomati Stefan Tafrov për BNT.


Më shumë nga rubrika

Denica Zllateva

“Bullgargaz" shpalli tender për furnizimin me gaz me tubacione deri në fund të vitit 2023

Furnizuesi shtetëror i gazit “Bullgargaz” shpalli të mërkurën vonë në mbrëmje një tender për furnizimin me gaz natyror për periudhën nga nëntori 2022 deri në fund të vitit 2023, njofton Mediapool. Aplikimet do të pranohen për të paktën 3 milionë..

botuar më 22-09-29 6.02.MD

Akuzuan “Llukojll - Bullgari” për shpërdorim të pozitës dominuese

Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës shpalli pozitën dominuese të “Llukoill Bullgaria” në tregun me shumicë të karburanteve. Sipas komisionit, kompania ushtronte presion çmimi mbi konkurrentët e saj duke ndryshuar kushtet e çmimeve për..

botuar më 22-09-29 5.46.MD

Fillojnë debatet për pranimin e Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen

Drejtuesit e grupeve politike në Parlamentin Evropian miratuan propozimin e kreut të grupit të Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve Iratxe García Pérez për debate mbi pranimin e Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen gjatë seancës..

botuar më 22-09-29 4.41.MD