Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria nuk dëshiron përshkallëzimin e marrëdhënieve me Rusinë

Marin Rajkov
Foto: BGNES

Mbyllja e Ambasadës ruse në Sofje do të jetë gabim i Moskës dhe nuk ka asnjë arsye të vërtetë për këtë, tha për BNR diplomati Marin Rjikov, ish-Kryeministër në detyrë dhe Ministër i Jashtëm i Bullgarisë.

Ai mendon se mund të ketë pasoja për marrëdhëniet dypalëshe nëse ka një përshkallëzim, por sigurisht që nuk do të jetë nga Bullgaria. Rajkov, i cili është Ambasador i Bullgarisë në Britaninë e Madhe, hodhi poshtë sugjerimet se ka “përpjekje nga Londra dhe Uashingtoni për të reduktuar praninë e misioneve diplomatike ruse në Evropë”.

Diplomati vlerësoi lartë ndërmjetësimin francez midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut për anëtarësimin e Shkupit në BE, i cili nuk u bë në këtë nivel nga presidencat e mëparshme të BE-së.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 5 nëntorin

Temperaturat minimale të martën do të jenë midis minus 3° dhe 2°, në Sofje - rreth minus 1°. Gjatë ditës do të mbajë mot me diell, me erë të lehtë deri mesatare nga lindja. Temperaturat maksimale do të jenë nga 10° deri në 15°, në Sofje rreth 12°. Në..

botuar më 24-11-04 7.40.MD
Rosen Karadimov

Ministri i Inovacionit: Në më shumë se 99.5% të qendrave të votimit kishte video kontrollim

Mbi 99.5% e seksioneve të vendit u mbuluan nga video kontrollim në zgjedhjet parlamentare të 27 tetorit. Këtë e deklaroi në një konferencë për shtypin ministri në detyrë i inovacionit dhe rritjes Rosen Karadimov, i emëruar nga qeveria në detyrë si..

botuar më 24-11-04 6.04.MD

Aleanca për të Drejtat dhe Liritë kërkon një hetim të rolit të Deljan Peevskit në falimentimin e KTB dhe “Bullgartabak”

Aleanca për të Drejtat dhe Liritë (APS) rreth Ahmed Doganit njoftoi se mbështet kategorikisht deklaratën e PP-DB për një kordon sanitar rreth formacionit të Deljan Peevski - DPS - Fillimi i Ri. Sipas APS, parlamenti duhet të shqyrtojë rolin e..

botuar më 24-11-04 4.27.MD