Që të premten, menjëherë pasi kandidati për kryeministër i partisë “Po e vazhdojmë ndryshimin” Asen Vasilev mori mandatin nga Presidenti, partia filloi negociatat për formimin e qeverisë së re në përbërjen aktuale të Legjislaturës së 47 të Kuvendit Popullor. Pas takimeve me Partinë Socialiste Bullgare (BSP), “Bullgarinë Demokratike” dhe deputetët e pavarur është e qartë se tani për tani qeveria merr 116 vota, të cilat janë të pamjaftueshme për t'u konstituuar dhe për të filluar punën. Bisedimet mes “Po e vazhdojmë ndryshimin” dhe përfaqësuesve të tjerë vazhdojnë deri të premten, kur partia duhet ta kthejë mandatin e Presidentit. Dje në postimin e tij në rrjetin social, lideri i “Ka një popull të tillë” (ITN) Sllavi Trifonov përsëri akuzoi partnerët e tij të deritanishëm të koalicionit se po përpiqen të bindin të gjithë deputetët e partisë së tij që të mbështesin një qeveri të formuar nga Asen Vasilev.
“Ajo që shkroi dje Sllavi Trifonov duket sikur ai është përballur me një fakt të kryer, domethënë bisedat e zhvilluara me deputetët e ITN-së duket se kanë qenë produktive për “Po e vazhdojmë ndryshimin”, thekson analisti politik Emill Sokollov në një intervistë për BNR. – Duket se mbështetja për qeverinë “Vasilev” do të vijë pikërisht prej andej, pasi nuk mund të mohohet kolapsi në parti që po e shohim”.
Nga ana e tij, politologu Antoni Gëllëbov është shumë më i rezervuar sa i përket dhënies së mbështetjes së nevojshme për kabinetin "Vasilev".
“Nuk mund të jem optimist për rezultatin e këtyre negociatave, por nuk ka dyshim se do të bëhen përpjekje”. Arritja e synimeve të përcaktuara nuk mund të garantohet, qoftë edhe në një afat të shkurtër, nga mbështetja e deputetëve të pavarur. Nuk mendoj se me marrëdhëniet aktuale mes grupeve parlamentare është e mundur të formohet i ashtuquajturi koalicioni euroatlantik. Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS) deklaruan se do të përpiqen për të formuar një koalicion të tillë, por pas zhvillimit të zgjedhjeve të reja. Më duket se qëndrimi i GERB-it nuk është shumë i ndryshëm, ndaj i konsideroj shumë të mundshme zgjedhjet e parakohshme”.
Tezën e zgjedhjeve të parakohshme e mbron edhe politologja Milena Stefanova. Sipas fjalëve të saj:
“Me gjithë euforinë e parë pas formimit të koalicionit të katërfishtë në fund të vitit të kaluar, mandati gjashtëmujor i qeverisjes tregoi se ata nuk i kanë mësuar mësimet e qeverisjes së një shteti modern demokratik. Prandaj, shpërbërja e tij është logjike dhe numri i pamjaftueshëm i deputetëve të tre partive të tjera nuk nënkupton formimin e suksesshëm të një kabineti të ri.”
Përpilues: Joan Kolev
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: BGNES, arkiv
Presidenti Rumen Radev zhvilloi një bisedë telefonike me Përfaqësuesin Special të BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe Ballkanin Perëndimor, Mirosllav Llajçak. Të dy diskutuan aspektet e procesit të integrimit evropian të vendeve të rajonit. Të dy..
Bullgaria doli nga një gjumë i gjatë politik - 81 ditë pas votimit të gjashtë të parakohshëm parlamentar, Kuvendi Popullor zgjodhi qeverinë e 105-të të vendit. 125 deputetë mbështetën kabinetin e koalicionit, të vulosur nga një marrëveshje midis tre nga..
Presidenti Vuçiq i ofron opozitës të iniciojë referendum nëse ai duhet të qëndrojë në postin e presidentit Serbët nuk besojnë se zgjidhja e krizës politike në vend mund të jetë një “referendum konsultativ” për besimin ndaj presidentit, siç ka..
Presidenti Rumen Radev zhvilloi një bisedë telefonike me Përfaqësuesin Special të BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe Ballkanin Perëndimor,..