Raketa ruse goditën Universitetin Pedagogjik në Harkov, njoftoi Presidenti ukrainas Vollodimir Zelenski. Një video e xhiruar nga rusët dhe e ngarkuar në faqen e Agjencisë së Lajmeve UNIAN tregon se si kur raketat u hodhën në Harkov nga Belgorod, disa prej tyre u rrëzuan në ajër dhe ranë përsëri në territorin rus. Të dy palët ndërluftuese drejtuan akuza të ndërsjella për viktima civile në Donbas.
Ushtria ruse po e kthen centralin bërthamor të pushtuar në Zaporozhie në një bazë ushtarake, shkruan The Wall Street Journal. Në territorin e centralit ka të paktën 500 ushtarë me tanke të artilerisë së rëndë, transportues të blinduar. Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës njoftoi se nuk do të sulmojë centralin, por do të fokusohet në një kundërsulm drejt Izjum dhe Herson, pasi e vetmja rrugëdalje është rrethimi dhe kapja e vendbanimeve aty pranë dhe kërkesa që pushtuesit të largohen nga Centrali Atomik Elektrik.
Duma ruse miratoi në lexim të dytë dhe të tretë një projekt-ligj për aplikimin e masave të jashtëzakonshme ekonomike. Me të, agjencitë e zbatimit të ligjit mund të vendosin çmime dhe kontrata arbitrare për bizneset për qëllime lufte.Akti u arrit pas refuzimit të një sërë kompanish shtetërore për të përmbushur urdhrat ushtarakë, që i çojnë në falimentim. Sipas Institutit për Studimin e Luftës - ISW në SHBA, ligji tregon se Kremlini po përgatitet të zgjasë të ashtuquajturin “operacion special ushtarak në Ukrainë”.
Numri i turistëve të huaj në bregdetin jugor të Detit të Zi është rritur me 97% krahasuar me sezonin veror të vitit të kaluar, sipas të dhënave të Aeroportit në Burgas. Më e madhja - 60% - është rritja e pushuesve polakë. Grupet e organizuara nga..
Ministria e Punëve të Jashtme ka filluar punën për memorandumin fillestar në lidhje me përgatitjen e Bullgarisë për anëtarësim në Organizatën për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD). Zëvendësministri dhe zëdhënësi i MPJ-së, Kostadin Koxhabashev,..
Gjendja e dy fëmijëve serbë që mbetën të plagosur në aksidentin në autostradën “Trakia” dhe u trajtuan më pas në spitalin e urgjencës “Pirogov” në Sofje, tani është stabile dhe parashikimet për ta janë të mira, thuhet në njoftimin zyrtar të..
Gjatë natës moti do të jetë kryesisht i kthjellët dhe i qetë. Më 17 gusht , do të mbajë mot kryesisht me diell. Rreth dhe pas mesditës do të..
Gjatë natës moti do të jetë kryesisht i kthjellët. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi perëndimor. Ditën e enjte, 18 gusht , do të mbajë mot..
Dy fëmijët që mbetën të plagosur rëndë në aksidentin me autobusin serb në autostradën “Trakia” mbeten në Repartin e Mjekimit Intensiv të Fëmijëve...