Programi i ditës
Размер на шрифта
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Me kokën poshtë” – një shtëpi tërheqëse u bë hit në Bregdetin tonë Jugor të Detit të Zi këtë verë

Foto: upsidedownhousebg.com

Nëse gjatë kësaj vere udhëtoni nëpër rrugën e vjetër, e cila lidh Çernomorec dhe Sozopoll, përpara jush do të paraqitet një pamje e çuditshme -një shtëpi e kthyer me kokën poshtë me një makinë në formë breshke të vogël të verdhë të markës “Volkswagen” të parkuar në çatinë e saj.Pikërisht ky është atraksioni më i ri në rajonin  e Bregdetit tonë Jugor, i cili tanimë pret jo vetëm tusitë individual, por dhe grupe të tëra turistike, të cilët kanë ardhur që të bien në gjendjen e një ....dezorientimi.

Shkaku është se ndërtesa dykatëshe është e kthyer mbrapsht dhe ka disa dhomë të mobiluara plotësisht me një rregullim të pazakontë mobiliesh. Këtu çdo gjë është me “kokën poshtë”, madje dhe detajet më të vogla janë ngjitur në tavan. Shtëpia është pronë e mjekes veterinare doktoresha Ana Çaneva, kurse ideja ka lindur gjatë një udhëtimi të saj në Tajlandë. Në një ditë me shi Ana dhe familja e saj kanë vizituar një “shtëpi të tillë të kthyer” të ngjashme në ishullin Puket dhe kanë mbetur të mahnitur. “Vendosëm se kjo do të pasurojë pushimin e pushuesve në Bullgari, do t’u krijojë më shumë gëzim” thotë pronarja.

Por, kur kanë nisur ndërtimin e ndërtesës ekscentrike, projektuesit janë ndeshur me një varg sfidash. “Problemi është se, duhej të kthenim të gjithë konstruksionin kështu që të mund të qëndrojë në mënyrë sa më të fortë mbi çati. Sepse në praktikë sipërfaqja e ndërtuar është mezi 9 metra kuadrat. Kjo do të thotë se 300 metra kuadrat mbështeten në një themel shumë të vogël” - sqaron doktoresha Ana Çaneva.


Ndërtimi filloi përpara një viti e gjysmë dhe përfundoi pas vetëm gjashtë muajve. Pas kësaj filloi mobilimi, ku vëmendje e veçantë iu kushtua çdo detaji. Shtëpia e përshtatur për një familje ka një dhomë për fëmijët, dhomë pritje, dhomë gjumi, zyrë, kuzhinë.Por, duke hyrë në të, gjithçka fillon nga ... tavani. “Miqtë tanë dëf