Folklori tradicional i Bullgarisë Perëndimore do të oshtijë lëndinat pranë Manastirit “Shenjtor Kozma dhe Damjan” në afërsi të fshatit Giginci, në rajonin e qytetit Breznik. Herën e katërt me radhë Tubimi Folklorik “Në zemrën e Graovos” do të jetë një skenë për shfaqjen e interpretuesve, ekzekutuesve dhe grupeve profesionistë dhe amatorë që interpretojnë kryesisht folklorin e rajonit Graovo, me pjesëmarrje të veçantë të Ansamblit “Filip Kutev”.
Blegtoria është mënyra kryesore e jetesës në rajonin e Graovos (kështu njihet territori i luginës përreth qyteteve Breznik dhe Pernik në pjesën perëndimore të Bullgarisë) dhe pronarët e racave vendase do t’i tregojnë arritjet e tyre me kafshët më të mira nga tufat e tyre. Prodhues vendas të bulmetrave do të demonstrojnë gamën e pasur të prodhimit të tyre dhe bletarët nga rajoni do të ofrojnë mjaltë organik.
Mysafirët e manastirit do të mund të marrin pjesë në Punishten “Tingulli i Kambanave” dhe do të provojnë vetë se si bien kambanat e manastirit.
Ideja është që ngjarja të ringjallë frymën e gëzimit kombëtar, takimet familjare, festat e fshatit - siç mblidheshin bullgarët në të kaluarën, por edhe për të mbështetur turizmin në rajonin e qytetit Pernik.
Përpilues: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Nga 26 deri më 28 janar në qytetin e Pernikut, afër Sofjes po zhvillohet festivali i maskaradës më të gjallë, më të zhurmshme dhe më të mbushur me njerëz në Bullgari. Festivali quhet “Surva”, që është edhe emri i këtij zakoni të lashtë, i ruajtur..
Në fillim të çdo viti, në Razlog dhe fshatrat përreth rajonit të Pirinit, nisin përgatitjet e ethshme për Babinden. Festa i kushtohet gjysheve dhe grave që kanë ndihmuar në lindjen e nuseve të reja. Çdo vit festohet më 21 janar dhe në Razlog është ndër..
Për të bërë një thikë të mirë nevojiten njohuri, kujdes dhe shumë punë, thotë Ivan Kjupov nga fshati Krupnik (Bullgaria Jugperëndimore). 35-vjeçari nuk e ka të trashëguar mjeshtërinë e tij brez pas brezi. Interesi për të bërë thika ka ekzistuar brenda tij..