Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

ITN tërhiqet nga negociatat për të formuar një qeveri

Sllavi Trifonov
Foto: Facebook /ITN

"Ka një popull të tillë” (ITN) largohet nga negociatat në përpjekjen e fundit për të formuar një qeveri në kuadër të Legjislaturës së 47-të të Kuvendit Popullor. Partia është gati për zgjedhje të reja. Këtë e njoftoi në një fjalim të posaçëm lideri i ITN Sllavi Trifonov. “ITN nuk ka vend me këta hipokritë dhe nuk do të marrë pjesë në një qeveri”, tha Trifonov. Ai theksoi se sot “Bullgaria Demokratike” për herë të parë foli atë që ata mendonin realisht.

Deklarata erdhi pasi një kamerë mbeti të ndezur sot në një mbledhje të grupit parlamentar të “Bullgarisë Demokratike”.

Sipas asaj që tha kryetari i Grupit Parlamentar të “Bullgarisë Demokratike”, Hristo Ivanov, çështja e diskutueshme e formimit të qeverisë sillet rreth ligjit për Komisionin për luftimin e korrupsionit dhe konfiskimin e pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme. Me kryetaren e BSP-së, Kornelija Ninova u ra dakord që mandati të mbahet deri më 12 gusht, në mënyrë që të zgjidhet kryetari i ri i këtij komisioni. “Kornelia sillet sikur dëshiron të formojë qeveri”, thotë Ivanov në vlerësimin e negociatave dhe e kritikon atë se nuk e ka informuar ITN se nuk do të kenë ministra.

Pak para kësaj Ninova njoftoi se ka të ngjarë të mbajë mandatin e tretë të paktën deri më 12 gusht, në mënyrë që të mund të zgjidhet një kryetar i ri i Komisioni për Rregullimin e Energjisë dhe Ujit.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vizitat e të huajve në Bullgari në vitin 2023 arritën nivelet para COVID-19

Numri i vizitave të shtetasve të huaj në Bullgari u rrit me 16.0 për qind në vitin 2023, me kontributin më të madh nga Turqia dhe Rumania. Kjo theksohet në pasqyrën ekonomike të treguesve makroekonomikë të ekonomisë bullgare të Bankës Kombëtare..

botuar më 24-05-19 9.10.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 8 dhe 13°, në Sofje 10°. Në mëngjes nëpër lugina do të ketë mjegull. Gjatë ditës do të jetë me diell. Pas mesditës mbi malet do të ketë vranësira dhe vende-vende do të ketë reshje..

botuar më 24-05-17 7.20.MD

Shumica e mbështet demokracinë, por ka pikëpamje kontradiktore për të

63 për qind e bullgarëve të rritur besojnë se demokracia është forma më e mirë e qeverisjes. 19 për qind janë të mendimit të kundërt, sipas një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Trend”, të porositur nga Instituti “Shoqëria e Hapur” - Sofje. Besimi te..

botuar më 24-05-17 11.37.PD