Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Treguesit e pandemisë Covid mbeten të larta

Foto: arkiv

1770 janë të sapo infektuarit me Covid në vend në 24 orët e fundit. Rastet u ulën me 174 nga një ditë më parë. 2/3 e të sapoinfektuarve nuk janë të vaksinuar. 27 për qind e 6539 testeve të kryera ishin pozitive, sipas portalit coronavirus.bg.

Pacientët e regjistruar aktiv u rritën me 565 në 22689. Në spitale u shtruan 166 të infektuar. 141 prej tyre ose 85.5 për qind nuk ​​ishin të vaksinuar kundër koronavirusit. Të shtruarit u rritën me 30 në 998. Janë 52 të infektuar në terapi intensive.

4 persona me Covid të konfirmuar vdiqën gjatë 24 orëve të fundit. 3 nga të vdekurit nuk ishin të imunizuar. Që nga fillimi i pandemisë vdiqën 37 360 të infektuar. U shëruan 1001 veta.

Të enjten u dhanë 3619 vaksina.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pamje nga fshati Shiroka Llëka (Bullgaria Jugore)

Parashikimi i motit për 18 shkurtin

Të martën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°. Në Sofje do të jetë rreth minus 5°. Gjatë 24 orëve të ardhshme në pjesën më të madhe të vendit moti do të jetë i ftohtë, me vranësira dhe me reshje bore, ndërsa në zonat ekstreme..

botuar më 25-02-17 7.40.MD

Aeroporti i Sofjes do të mbajë emrin e Apostullit të Lirisë – Vasill Levski

Në prag të festimeve në kujtim të Apostullit të Lirisë Vasill Levski , presidenti Rumen Radev zyrtarisht e emëroi Aeroportin e Sofjes “Vasill Levski” - Sofje, njoftoi Sekretariati për shtyp i kreut të shtetit. Sipas Kushtetutës, kreu i shtetit..

botuar më 25-02-17 6.23.MD

KE mbyll procedurën penale kundër Bullgarisë lidhur me planet e menaxhimit të rrezikut nga përmbytjet

Komisioni Evropian vendoi të mbyllë procedurën e ndëshkimit për mospërmbushjen e detyrimeve të Bullgarisë për të rishikuar dhe përditësuar Planet e Dyta të Menaxhimit të Rrezikut të Përmbytjeve dhe Planet e treta të Menaxhimit të Baseneve Lumore. Në..

botuar më 25-02-17 5.08.MD