1770 janë të sapo infektuarit me Covid në vend në 24 orët e fundit. Rastet u ulën me 174 nga një ditë më parë. 2/3 e të sapoinfektuarve nuk janë të vaksinuar. 27 për qind e 6539 testeve të kryera ishin pozitive, sipas portalit coronavirus.bg.
Pacientët e regjistruar aktiv u rritën me 565 në 22689. Në spitale u shtruan 166 të infektuar. 141 prej tyre ose 85.5 për qind nuk ishin të vaksinuar kundër koronavirusit. Të shtruarit u rritën me 30 në 998. Janë 52 të infektuar në terapi intensive.
4 persona me Covid të konfirmuar vdiqën gjatë 24 orëve të fundit. 3 nga të vdekurit nuk ishin të imunizuar. Që nga fillimi i pandemisë vdiqën 37 360 të infektuar. U shëruan 1001 veta.
Të enjten u dhanë 3619 vaksina.
Sot në qendër të Sofjes do të mbahet një ceremoni përkujtimore për të shënuar 152 vjetorin e vdekjes së Vasill Levskit . Ceremonia para Monumentit të Apostullit të Lirisë do të fillojë në orën 18:00. Qytetarët do të kenë qasje në zonën e..
Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 8 deri në minus 3°. Në Sofje do të jetë rreth minus 7°. Gjatë ditës reshjet e borës në rajonet verilindore do të fillojnë të ndalojnë, por në Bullgarinë Juglindore do të vazhdojë të bjerë borë..
Presidenti Rumen Radev ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare, kushtuar rreziqeve dhe kërcënimeve për sigurinë kombëtare nga përhapja e lëndëve narkotike dhe dehëse tek brezi i ri dhe keqpërdorimi i tyre...
Me manifestime të ndryshme në mbarë Bullgarinë po shënojmë 152 vjet nga vdekja e Apostullit të Lirisë Bullgare Vasill Levski. Një ceremoni përkujtimore..
Guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB), Dimitër Radev do të nënshkruajë kërkesën për një raport të jashtëzakonshëm të konvergjencës për..
Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 14 deri në minus 8°. Në Sofje do të jenë rreth minus 12. Dita do të jetë me diell, por me acar...