Indeksi i përgjithshëm i çmimeve të prodhimit në Bullgari u rrit në qershor me 41.4 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2021. Në maj, treguesi ishte 38.2 për qind, sipas Institutit Kombëtar të Statistikave. Në një muaj, çmimet e prodhimit u rritën me 3.4 për qind.
Çmimet për prodhimin dhe shpërndarjen e gazit, energjisë elektrike dhe termike u rritën me 83.2 për qind krahasuar me një vit më parë. Rritja mujore është 1.4 për qind.
Rritja e përshpejtuar e çmimeve të prodhimit sugjeron se edhe inflacioni i konsumatorit do të vazhdojë të rritet. Statistika evidentoi një përshpejtim të inflacionit të konsumatorit në qershor deri në 16.9 për qind, e cila është më e larta e regjistruar që nga viti 1998.
Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje përfaqësuesve të popullit që të rishqyrtojnë vendimin, me të cilin i jepen para Ministrisë së Punëve të Brendshme për mjete zjarrfikëse. Sipas Radev, alternativa më e mirë është që paratë të shkojnë në ushtri,..
Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit dhe Agjencia Bullgare e Sigurisë Ushqimore po vendosin masa të forta kundër hyrjes së murtajës së ripërtypësve të vegjël në Bullgari. Veprimet parandaluese janë për shkak të përkeqësimit të situatës epizootike në Rumani..
Bullgaria do të presë sesionin e 47-të të Komitetit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në vitin 2025. Propozimi u votua në sesionin e 46-të të UNESCO-s në Delhi të Indisë. Pala bullgare e ngriti kandidaturën për kryetar dhe mikpritës pasi..
Në datat 3 dhe 4 gusht mbahet Festivali i përvitshëm kushtuar Malit Rilla . Ai daton që nga viti 1925 dhe festohet në ditët e para të gushtit. Çdo..
Liturgjia Hyjnore do të shërbehet në kishën e fundosur pranë digës Zhrebçevo për të gjashtin vit radhazi më 3 gusht nga Mitropoliti i qytetit Stara..