Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mbetet e lartë numri i të vdekurve me Covid të konfirmuar në 24 orët e fundit

Foto: pixabay

1429 janë të infektuarit të rinj me Covid në vend për 24 orët e fundit.  Mbi 2/3 e të sapoinfektuarve nuk kanë vaksina kundër koronavirusit. 21.8 për qind e 6541 testeve të kryera janë pozitive, njofton portali coronavirus.bg.

Pacientët e regjistruar aktiv u ulën me 2282 në 22 707. Në spitale u shtruan 183 të infektuar. 140 prej tyre ose 76.5 për qind nuk ​​ishin të vaksinuar. Të shtruarit u rritën në 1084. Janë 55 të infektuar në terapi intensive.

Gjatë 24 orëve të fundit vdiqën 9 persona me Covid të konfirmuar. Të gjithë ata që vdiqën nuk kishin imunizim kudër koronavirusit. 3702 veta u shëruan.

Të mërkurën u bënë 2898 vaksina. Janë 2 066 347 bullgarë me imunizimin e përfunduar.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 24 prillin

Të mërkurën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 7 dhe 12°, në Sofje 9°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Pas mesditës në zonat malore do të ketë vranësira dhe vende-vende do të ketë reshje shiu. Temperaturat maksimale do të..

botuar më 24-04-23 7.35.MD

Ukraina me kërkesë për një rritje të dyfishtë të importit të lëndëve të para të qumështit në Bullgari

Shoqata Ukrainase e Përpunuesve të Qumështit synon të dyfishojë importin e lëndëve të para të saj në tregun bullgar. Kjo u bë e qartë në takimin e parë të organizatës me Shoqatën Bullgare të Përpunuesve të Qumështit, që u zhvillua në Veliko Tërnovo,..

botuar më 24-04-23 3.37.MD
Stanimir Georgiev

Protesta kundër mbylljes së “Marica Iztok 2” dhe rritjes së çmimit të energjisë elektrike

Energjetikët dhe minatorët e termocentralit elektrik "Marica Iztok 2" paraqitën në parlament një kërkesë për ndërtimin e një instalimi për kapjen e dyoksidit të karbonit. Instalimi mund të ndalojë mbylljen e kapaciteteve energjetike, tha për BNR..

botuar më 24-04-23 2.59.MD