Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

NATO-ja po forcon praninë e saj ushtarake në Evropën Lindore

Foto: Rojters

Rreth 2 400 ushtarë amerikanë nga Divizioni 101 Ajror i SHBA do të vendosen në Rumani, Bullgari, Hungari dhe Sllovaki për të mbrojtur kufirin lindor të NATO-s, njoftoi BTA duke cituar një deklaratë nga misioni i SHBA në Aleancën e Atlantikut të Veriut.

Ndërkohë, Ukraina ka paralajmëruar për një rrezik në rritje të një aksidenti bërthamor në termocentralin bërthamor të Zaporozhies. Në një deklaratë të përbashkët, të gjitha vendet e BE-së, si dhe Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Norvegjia, Australia, Japonia, Zelanda e Re dhe vende të tjera insistuan në tërheqjen e trupave ruse nga selia. Në deklaratë shënohet se kjo do të lejonte Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike të kryente inspektimin e saj "në kohën e duhur dhe të sigurt". Sipas zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zaharova, Perëndimi po bën çmos për të mbajtur jashtë ekspertët ndërkombëtarë, ndërkohë që Moska bën përpjekjet e nevojshme për mbërritjen e tyre.

Sipas Shtabit të Përgjithshëm të Ukrainës, ushtria ka zmbrapsur me sukses ofensivën në pesë drejtime, dhe trupat ruse po vazhdojnë të bombardojnë zonat e populluara me tanke dhe artileri.

Sipas informacionit të agjencisë TASS, forcat ukrainase kanë granatuar një zonë të banuar të Energodar. Pala ruse deklaroi gjithashtu se ushtria ukrainase kagoditur objektivat civile në Doneck dhe Makeevka.

Në të njëjtën kohë, anija e parë e marrë me qira nga OKB-ja u nis nga porti ukrainas i Pivdenij me 23 mijë tonë grurë për në Etiopi. Deri më tani, pas përfundimit të marrëveshjes së ndërmjetësuar nga OKB-ja dhe Turqia, gjithsej 16 anije me grurë janë larguar tashmë nga Ukraina. Mes tyre është edhe anija bullgare e mallrave “Rozhen”.


Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 29 nëntorin 2022

Gjatë 24 orëve të ardhshme do të mbajë mot me vranësira. Deri në mëngjes në pjesën më të madhe të Bullgarisë Veriore do të bjerë borë e dobët, ndërsa në pjesën tjetër të vendit reshjet do të jenë me shi. Temperaturat minimale do të lëvizin..

botuar më 22-11-28 8.05.MD

Sulmet më të shumta kibernetike ndaj Bullgarisë vijnë nga Rusia

Numri i krimeve kibernetike po rritet. "Shumica e sulmeve kibernetike kundër vendit tonë vijnë nga territori i Rusisë. Ne kemi dyshime se në Rusi janë krijuar njësi speciale për sulme të tilla, por ende nuk e dimë nëse ato janë në nivel shtetëror,..

botuar më 22-11-28 7.19.MD

KE ka frikë se Lukoil do të eksportojë karburantet ruse nga Bullgaria

Komisioni Evropian po zhvillon bisedime me qeverinë bullgare për shkak të shqetësimeve se produktet e rafinuara tëkompanisë ruse Lukoil mund të eksportohen nga vendi ynë, tha zëdhënësi i Komisionit Daniel Ferrie: “Në fakt, Bullgaria gëzon një..

botuar më 22-11-28 6.52.MD