Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

NATO-ja po forcon praninë e saj ushtarake në Evropën Lindore

Foto: Rojters

Rreth 2 400 ushtarë amerikanë nga Divizioni 101 Ajror i SHBA do të vendosen në Rumani, Bullgari, Hungari dhe Sllovaki për të mbrojtur kufirin lindor të NATO-s, njoftoi BTA duke cituar një deklaratë nga misioni i SHBA në Aleancën e Atlantikut të Veriut.

Ndërkohë, Ukraina ka paralajmëruar për një rrezik në rritje të një aksidenti bërthamor në termocentralin bërthamor të Zaporozhies. Në një deklaratë të përbashkët, të gjitha vendet e BE-së, si dhe Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Norvegjia, Australia, Japonia, Zelanda e Re dhe vende të tjera insistuan në tërheqjen e trupave ruse nga selia. Në deklaratë shënohet se kjo do të lejonte Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike të kryente inspektimin e saj "në kohën e duhur dhe të sigurt". Sipas zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zaharova, Perëndimi po bën çmos për të mbajtur jashtë ekspertët ndërkombëtarë, ndërkohë që Moska bën përpjekjet e nevojshme për mbërritjen e tyre.

Sipas Shtabit të Përgjithshëm të Ukrainës, ushtria ka zmbrapsur me sukses ofensivën në pesë drejtime, dhe trupat ruse po vazhdojnë të bombardojnë zonat e populluara me tanke dhe artileri.

Sipas informacionit të agjencisë TASS, forcat ukrainase kanë granatuar një zonë të banuar të Energodar. Pala ruse deklaroi gjithashtu se ushtria ukrainase kagoditur objektivat civile në Doneck dhe Makeevka.

Në të njëjtën kohë, anija e parë e marrë me qira nga OKB-ja u nis nga porti ukrainas i Pivdenij me 23 mijë tonë grurë për në Etiopi. Deri më tani, pas përfundimit të marrëveshjes së ndërmjetësuar nga OKB-ja dhe Turqia, gjithsej 16 anije me grurë janë larguar tashmë nga Ukraina. Mes tyre është edhe anija bullgare e mallrave “Rozhen”.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Qendra e Shtypit e Ministrisë së Energjisë

Bullgaria do të marrë pjesë në rindërtimin e infrastrukturës energjetike të Ukrainës

Bullgaria do të ndihmojë Ukrainën në procesin e rimëkëmbjes së infrastrukturës energjetike. Kjo u bë e qartë në takimin e ministrit të energjetikës Vlladimir Malinov me ambasadoren e Ukrainës në Bullgari Olesja Illashçuk. “Thellimi i bashkëpunimit në..

botuar më 24-04-24 6.08.MD
Bojko Borisov

GERB: Nuk do të bashkëpunojmë përsëri me PP-DB

Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, tha se nuk mund të ketë edhe një tjetër bashkëveprim  me "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) pas zgjedhjeve. Në përgjigje të pyetjes së një gazetari në lidhje me një akuzë të bërë nga PP-DB se..

botuar më 24-04-24 4.14.MD

Një këshill do të koordinojë politikat për bullgarët jashtë vendit

Po krijohet një Këshill për Koordinimin e Politikave për Bullgarët Jashtë Shtetit. Ky do të jetë një organ i përhershëm këshillimor i Këshillit të Ministrave, vendosi parlamenti në lexim të dytë me ndryshimet në ligjin për bullgarët që jetojnë..

botuar më 24-04-24 1.31.MD