Ish-kampionia e botës Antoaneta Stefanova triumfoi ndaj Julia Movsesian nga Republika Çeke, ndërsa Viktoria Radeva arriti të mposhtë ukrainasen Jelisaveta Hrebençukova. Deri më tani më parë në renditjen botërore nga shahistet bullgare është Antoaneta Stefanova, e cila është e 13-ta me 2.5 pikë nga 3 të mundshme. Nga dy pikë kanë Belloslava Krësteva, Nurgjul Salimova, Nadja Tonçeva dhe Viktoria Radeva. Nurgjul Salimova arriti një barazim në ndeshjen me ukrainasen Evgenia Doluhanova. Këtë e bëri edhe Bellosllava Krësteva, duke arritur barazim ndaj serbes Teodora Injac. Gabriela Antova gjithashtu përfundoi me rezultat baras kundër ukrainases Anastasia Hnatushin, ndërsa shahistja jonë e përsosur deri më tani Nadja Tonçeva humbi nga polakja Jolanta Zavadska.
Rosica Dençeva u kualifikua në raundin e dytë të kampionatit të hapur të tenisit të Francës për vajza pas fitores vendimtare (6:2, 6:2) ndaj australianes Alana Subasic, e cila mori pjesë me një "wild card". Në ndeshjen e radhës tenistja bullgare do..
Grigor Dimitrov regjistroi paraqitjen e tij më të mirë në Roland Garros. Pas suksesit ndaj Hubert Horkaç, ai do të luajë në çerekfinale, ku e pret italiani Janik Siner. Bullgari ra disa herë në fushë pasi ai nuk donte të humbiste asnjë goditje. Në..
Nënkampioni evropian i boksit Radosllav Rosenov fitoi një kuotë olimpike në kategorinë 63.5 kg pasi mposhti Aleksandru Paraskiv të Moldavisë në turneun në Bangkok. Kështu ai u bë boksieri i pestë bullgar me kuotë për lojërat në Paris. Te femrat..