Më së voni të hënën, qeveria pret një përgjigje nga Gazprom për të rifilluar bisedimet, tha për Nova TV ministri i energjisë nga qeveria e përkohshme Rosen Hristov. Kabineti i ka dërguar informacion kompanisë ruse se është gati të negociojë.
Bullgaria do të propozojë zgjatjen e periudhës për marrjen e sasive të mbetura të gazit në kuadrin e kësaj kontratë. “Ne nuk mund t’i shpenzojmë, ndaj propozimi ynë do të jetë që ato të pranohen edhe në vitin 2023”, sqaroi ministri. Në tryezën e negociatave do të vendoset edhe ideja për heqjen e pagimeve paraprake ndaj Gazpromit dhe paratë të transferohen pas marrjes së gazit.
“Nëse kushtet tona nuk pranohen, ne nuk do të vazhdojmë me Gazpromin”, tha Rosen Hristov. Sipas fjalëve të tij, bisedimet e mundshme do të kenë të bëjnë vetëm me kontratën e vjetër. Ministri u shpreh i bindur se ka burime alternative të gazit natyror.Paraditen e së mërkurës do të ketë ulje të dukshmërisë vende-vende në fusha dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 10 deri në minus 4°, në disa lugina deri në minus 14°. Në Sofje do të jetë rreth minus 10°. Gjatë ditës në Bullgarinë..
Ministri i Transportit dhe Komunikacioneve, zëvendëskryeministri Grozdan Karaxhov dhe përfaqësuesit e aeroporteve në Sofje, Varna, Burgas, Plovdiv, Gorna Orjahovica, Drejtoria e Trafikut Ajror dhe Drejtoria e Përgjithshme e Administratës së Aviacionit Civil..
Rada e Ukrainës ka miratuar sot blerjen nga Bullgaria të dy reaktorëve për zgjerimin e centralit të Hmelnitskit, raportojnë mediat bullgare. Reaktorët që vendi ynë bleu në 2015 nga Rusia për centralin e parealizuar bërthamor “Belene” iu ofruan Kievit në..
Deri në fund të shtatorit, Bullgaria do të marrë 8 avionë luftarakë F-16 Block 70, tha për televizionin Nova ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov. Dy..
Ministri i energjisë Zheço Stankov ndodhet për një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara për të marrë pjesë në Forumin e gjashtë Delphi në Uashington. Programi..
Edhe pse në vitin 2024 janë ndarë 5 milionë leva (2.5 milionë euro) për programin “Stefan Stambollov”, ato nuk janë shfrytëzuar. Nuk do të punojë as ekipi i..