"Kufiri midis Bullgarisë dhe Turqisë mund të kalohet shumë lehtë, unë e pashë me sytë e mi se si mund të hysh me ndihmën e një shkalle". Këtë e deklaroi ministri i punëve të brendshme nga qeveria e përkohshme Ivan Demerxhiev për bTV në lidhje me vdekjen e dy policëve që u përpoqën të ndalonin një autobus me emigrantë dje në Burgas.
Ai shtoi se nuk ka informacion për sigurimin e një ombrellë policore mbi veturë. Mirëpo, ka të dhëna se ka policë të përfshirë në lejimin e emigrantëve të kalojnë kufirin, theksoi ministri. Çmimi për të hyrë në vendin tonë është rreth 1000 euro, sipas informacioneve të MPB-së.
Ivan Demerxhiev theksoi se filozofia e ruajtjes së kufirit është e gabuar që në fillim, sepse ajo mbështetet më së shumti në fuqinë punëtore. Sipas tij, presioni i migrantëve është rritur më shumë se gjashtë herë në krahasim me vitin e kaluar dhe çdo ditë afro një mijë persona ndalohen në vijën kufitare.Bullgaria do të përfaqësohet nga presidenti Rumen Radev dhe ministri i jashtëm Georg Georgiev në Konferencën e Sigurisë në Munih. Në axhendën e liderëve botërorë është lufta në Ukrainë, propozimet e presidentit amerikan Donald Trump për bisedimet e paqes,..
Të premten do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi i lindjes. Në Bullgarinë Lindore do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jug-jugperëndimor. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet minus 4° dhe 1°, për Sofjen - rreth minus 1°...
Pas shembullit të Kroacisë, e ndjekur nga Greqia, Rumania, Sllovenia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina, katër organizata në Bullgari e shpallën 13 janarin një ditë pa blerje në zinxhirët e mëdhenj të shitjes me pakicë për shkak të..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..