Më 30 gusht Kisha Ortodokse nderon ditën e Patriarkut të Kostandinopojës Shën Aleksandër dhe Kisha Ortodokse Bullgare kremton transferimin e lipsaneve të Shën Princi Aleksandër Nevski.
Më 30 gusht të vitit 1724 Perandori rus Petër I transferoi solemnisht lipsanet e Shenjtorit Aleksandër Nevski në kryeqytetin e ri rus Shën Petersburg, dhe ata u vendosën në Lavrën e Aleksandër Nevskit të ndërtuar për nder dhe kujtim të tij.
Një nga simbolet e Sofjes Katedralja e Patrikanës në qendrën e qytetit mban emrin e princit, i famshëm për fitoren e tij mbi Urdhrin Teutonik në Betejën e Akullit zhvilluar në liqenin Peipus, 1242, i shenjtëruar nga Kisha Ortodokse Ruse. Aleksandër Nevski është mbrojtësi i Perandorit rus Aleksandër II dhe emri i tempullit është shprehje e mirënjohjes së bullgarëve ndaj Rusisë në personin e Mbretit Çlirimtar.
Më 30 gusht çdo vit katedralja më e madhe në Ballkan – Tempulli Monument “Shën Aleksandër Nevski” shënon festën verore të shenjtorit të tij mbrojtës. Katedralja, e projektuar në një stil neo-bizantin, u ndërtua në kujtim të atyre të cilët e sakrifikuan jetën për çlirimin e Bullgarisë nga zgjedha osmane gjatë Luftës Çlirimtare Ruso-Turke (1877-1878). Ndërtimi filloi në verën e vitit 1904 dhe përfundoi në vitin 1912 dhe shuma e nevojshme prej 5.5 milionë leva u mblodh nga donacionet private dhe ndihmat shtetërore. 12 vjet më vonë, më 30 gusht 1924, tempulli u shenjtërua. Më 1 janar 1951, ai u shpall një Katedrale Patriarkale, ndërsa në vitin 1955 - një Monument Kulture.
Festa tjetër e madhe e shenjtorit mbrojtës të tempullit kremtohet më 23 nëntor, dita e fjetjes së Shenjtorit Aleksandër Nevski.
Në festën e sotme kishtare, ditë të emrit kanë të gjithë ata që mbajnë emrat Aleksandër, Aleksandra, Aleko, Sashka dhe derivatet e tyre.
Jini të shëndetshëm!
Redaktore: Vesella Krësteva
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNES
Përgjatë shtrirjes midis Rrafshinës së Trakisë së Epërme dhe malit Rodopa nga lindja në perëndim si një varg gjerdani renditen vendbanimet piktoreske - Asenovgrad, Perushtica, Kriçim, Peshtera, Patalenica dhe Varvara. Përgjatë luginave të..
Arkeologët bullgarë vazhdojnë studimin e nimfeumit të lashtë (vend i shenjtë i nimfave), zbuluar në kompleksin "Aquae Calidae" pranë Burgasit. Nimfeu zë një vend qendror në banjot e dikurshme romake dhe ka qenë pjesë e një shatërvani me mbishkrim..
Një tempulli trak nga shekulli III para Krishtit pa analog në vendin tonë mund të shndërrojë 10 hektarë të zonës "Jug" ("Juzhen") të Plovdivit në një park arkeologjik. Vendi ndodhet në bazën e Tumës së Madhe, të cilën një ekip i Muzeut..
Në rrugën Sofje - Samokov përballë rrjedhës së lumit Iskër, pranë kthesës së madhe piktoreske midis fshatrave Kokaljane dhe Pasarell pranë Urës..