Tetë forca politike kanë shans për të hyrë në Parlamentin e ri, sipas një studimi sociologjik të Gallup International Balkan, i porositur dhe financuar nga BNR. Nëse zgjedhjet do të mbaheshin në dhjetëditëshin e parë të shtatorit, koalicioni GERB-SDS do të kishte marrë 25,9% dhe "Po e vazhdojmë ndryshimin" - 19,2%. Vendin e tretë do të fitonin DPS dhe “Vëzrazhdane” me përkatësisht 11.5% dhe 11.3%. Pason BSP me 9,8% dhe “Bullgaria Demokratike” me 7,6%. Kanë shans për ta kaluar barrierën prej katër për qind "Ka një popull të tillë" (4.3%) dhe partia e re "Ngritja bullgare" e ish-kryeministrit teknik Stefan Janev (4.2%). Sipas anketës, vetëm 49% e votuesve, ose 2.6 milionë njerëz, shprehin dëshirë për të votuar.
“Mund të ketë një betejë serioze për të gjitha vendet, nuk ka mbaruar edhe beteja për vendin e parë”, komentoi për BNR Përvan Simeonov, drejtori ekzekutiv i Gallup International Balkan.Bullgaria mund të ketë një zë të fortë brenda familjes evropiane, në vend që të presë që grupe të ndryshme brenda Evropës të vendosin për ne. Kështu tha nënpresidentja Ilijana Jotova pas ceremonisë zyrtare në Sofje me rastin e 3 Marsit. Mungesa e..
Festa Kombëtare e Bullgarisë u shënua me bërjen e homazheve dhe vendosjen e luleve dhe kurorave lulesh përpara Monumentit të Ushtarit të Panjohur në Sofje dhe ngritjen e flamurit kombëtar. Të pranishëm ishin nënpresidentja Ilijana Jotova, ministri i..
Bullgaria do të marrë pjesë në Ekspozitën Botërore EXPO 2025 me një stendë kombëtare, ku me propozim të Ministrisë së Turizmit do të punojnë studentë bullgarë. Shteti bullgar do të ketë pavijonin e tij, të klasës më të lartë të tipit "A", njoftoi..
Rituali "Turra", kushtuar Të Lidhurve të Djathit , do të kryhet për të 32-in vit radhazi në livadhin përballë Kompleksit Etnografik "Kulata" në..
Në një ceremoni në prani të presidentit Rumen Radev, flamuri bullgar u ngrit në një shtyllë prej 21 metrash në zonën e Zvezdata pranë qytetit Etropole..
Ka tendenca pozitive demografike në vend, por askush nuk flet për to. Këtë e tha për bTV Doc. Georgi Bërdarov. Shefi i Katedrës së Gjeografisë..