Mitropolia e Dorostolit i propozoi Sinodit të Shenjtë që Patriarku i Parë bullgar Damjan të shpallet shenjtor, njoftoi Mitropoliti Jakov.
Pas vdekjes së Mbretit Simeon, gjatë sundimit të pasardhësit të tij Mbretit Pjetri në 927 u arrit paqja me Bizantin . Më pas Kryepeshkopata bullgare u ngrit në gradën e patrikanës. Patriark i parë u shugurua Damjani, selia e të cilit ishte Dorostoll ose qyteti i sotëm Silistra. Besohet se një varr i gjetur vite më parë në një nga bazilikat e Silistrës është ai i Patriarkut Damjan.
Sot, rrënojat e Kishës së Katedrales dhe Pallatit Patriarkal janë në ajër të hapur me akses të lirë për t’u vizituar, por vetë varri është i mbuluar për qëllime konservimi.
Një statujë unike nga periudha romake e qytetit Odesos, e datuar paraprakisht në fund të shekullit II dhe gjysmën e parë të shekullit III, u gjet gjatë gërmimeve në zonën e stacionit hekurudhor në Varna, njoftuan arkeologët nga Muzeu Historik..
Një kompleks prej një duzinë shtëpish të vogla, të vendosura në pjesën jugore të qytetit shkëmbor Perperikon, u zbulua nga arkeologët nën drejtimin e Prof. Nikollaj Ovçarov. Sipas tij, bëhet fjalë për një lagje të tërë që daton nga shekulli XIII-XIV,..
Si dukej bota e kafshëve në zonën e qytetit të sotëm të Trënit (Bullgaria Perëndimore) më shumë se 80 milionë vjet më parë - kësaj pyetjeje po përpiqen t'i përgjigjen paleontologët nga Muzeu Kombëtar i Shkencave Natyrore në Akademinë Bullgare të..