Në një kaleidoskop shumëngjyrësh tingujsh, ritmesh, shijesh dhe ngjyrash këtë të diel, më 18 shtator, kthehet kryeqyteti moldavian Kishinau.Sivjet për herë të 21-të qyteti bëhet organizator i Festivalin Popullor të Etnoseve “Uniteti përmes shumëllojshmërisë”.Në ngjarjen, e cila mbahet në parkun “Shtefan çel Mare”, moldavianë, bullgarë, ukrainas, gagauzë dhe të tjerë prezantojnë traditat dhe kulturën e tyre - të gjitha etnoset që banojnë në Moldavinë e vogël por mikpritëse, tha Anxhela Olaresku për Radio Bullgarinë, Drejtoresh e Bibliotekës bullgare “Hristo Botev” me një Shkollë bullgare të ditës së diel në Kishinenau:
“Diaspora bullgare përfaqësohet gjithmonë në këto festivale nga Komuniteti Bullgar në Republikën e Moldavisë, nga Shoqëria Shkencore e Bullgarëve në vendin tonë, nga Komuna Bullgare në Kishinau, nga Fondacioni “Shpirti Bullgar”, nga ne – Biblioteka “Hristo Botev”, nga Ansambli Folklorik “Vëglençe” i cili funksionon pranë shkollës sonë të ditës së diel. Sivjet ndër mysafirët është edhe Kryetari i rajonit të Taraklisë Ivan Pasllar. Ai shoqëron Ansamblin “Krasnij cvetok” nga Taraklia. Këta janë bullgarë, të cilët jetojnë në pjesën jugore të Moldavisë dhe vijnë që të na përkrahin me një pjesëmarrje në festival”.
Prezantimi i kulturave të ndryshme do të shoqërohet dhe me shije kulinare. Në këndet kushtuar etnive të ndryshme, përgjatë rrugicave të parkut, nuk mungon dhe kuzhina karakteristike e tyre. Vizitorët e këndit bullgar zakonisht kanë mundësinë të provojnë byrekun tonë tradicional, mishin e derrit të pjekur dhe sandviçë të llojeve të ndryshme.
Kurse Biblioteka “Hristo Botev” kujdeset për ushqimin shpirtëror.
“Ne nga biblioteka marrim pjesë me një ekspozitë të librave “Bullgarët Besarabë” - thekson Anxhela Olaresku. - Ata kanë të bëjnë kryesisht me historinë e bullgarëve në Moldavi - “Të shpërngulurit bullgar” me autor Ivan Duminika, “Bullgarët në Republikën e Moldavisë” të Ivan Zabunov, “Taraklia në 200 vjet” dhe “Bullgaria: mitropolia dhe diaspora” e Nikollaj Çervenkovit dhe shumë libra të tjerë, të vlefshëm për nga tematika e tyre. Autorët janë bullgarë besarabë”.
Në skenën kryesore në park, etnoset e ndryshme prezantojnë këngët dhe vallet e tyre popullore. Mes pjesëmarrësve janë dhe 32 nxënës nga Shkolla bullgare e ditës së diel pranë Bibliotekës “Hristo Botev”- fëmijë dhe të moshuar të veshur në petka tradicionale. Këngëtarët dhe valltarët nga ansambli folklorik “Vëglençe” më shpesh vetë kërkojnë mënyra dhe mjete, që të sigurojnë veshjet e duhura popullore - i blejnë nga Bullgaria, kurse kur u bëhen të vogla ua japin më të vegjëlve - që të mund të shkëlqejë në skenë folklori ynë vendas në të gjithë madhështinë e vet.
Me këtë pjesëmarrja e diasporës bullgare në Festivalin e Etnoseve në Kishinau nuk përfundon.
“Ne kemi një mjeshtër mjaft të talentuar - bullgarin Anatolij Beçev, i cili prezanton punimet e tij tradicionale prej druri - “Një arkitekturë prej druri në miniaturë”. Veprat e tij gjithmonë shkaktojnë një bum. Njerëzit duan të shikojnë, të blejnë punime të tij, mahniten nga mjeshtëria e tij. Deri tani vetëm ai prezanton krijime të tilla”, tregon për Radio Bullgarinë Drejtoresha e Bibliotekës bullgare “Hristo Botev” Anxhella Olaresku.
Festivali etnik-kulturor “Uniteti përmes shumëllojshmërisë” përkon me ditën e parë nga viti i ri shkollor në Shkollën bullgare të ditës së diel në Kishinau. Radio Bullgaria uron që ky fillim të jetë i shënuar dhe festa për ata që mësojnë gjuhën bullgare të vazhdojë gjatë gjithë vitit!
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv personal
Në rrëzë të parkut pyjor të qytetit të Momçillgradit në malin е Rodopeve, zhvillohet edicioni i dytë i Farmfestës "Momçillgrad". Festivali i fermerëve u ofron vizitorëve të tij pjata të shijshme nga Rodopet, njohje me kafshët dhe racat vendase,..
Gjatë gjithë të shtunës, më 25 maj, rezervati arkeologjik Nikopolis ad Istrum pranë Veliko Tërnovos do të presë edicionin e shtatë të Festivalit Antik "Nike - loja dhe fitorja" . Këtë vit në ngjarje do të ketë pjesëmarrës nga Austria, Gjermania,..
Në ditën e tetë para Pashkëve, ne festojmë Ditën e Shën Llazarit. Është e para nga tre festat kryesore të krishtera që lidhen me mrekullinë e Ringjalljes, e ndjekur nga e Diela e Palmave dhe Pashkët. Festa festohet çdo vit në data të ndryshme, por..