140 janë të sapo infektuar me Covid në vend në 24 orët e fundit. Rastet u ulën me 58 nga një ditë më parë. 71.4 për qind e të sapoinfektuarve nuk ishin të vaksinuar kundër koronavirusit. 10.1 për qind e 1386 testeve të kryera ishin pozitive, krahasuar me 13.9 për qind të treguesit të dielën, sipas portalit coronavirus.bg.
Pacientët e regjistruar aktiv u rritën me 87 në 10 152. Në spitale u shtruan 10 të infektuar. 9 prej tyre ose 90 për qind e të shtruarve në spital nuk ishin të vaksinuar. 31 të infektuar mbeten në terapi intensive.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë vdekje të regjistruar me Covid të konfirmuar.
Të dielën u bënë 93 vaksina.
Helikopteri i dytë për nevoja mjekësore i blerë nga Bullgaria kaloi testet e fluturimit në prani të komisionit bullgar, i cili po viziton bazën e prodhuesit Leonardo S.p.A në qytetin italian Vergiate. Ekipi është gati të kryejë pranimin teknik..
Deputetët e Asamblesë së 51-të Kombëtare miratuan një deklaratë për mospjesëmarrjen e forcave të armatosura bullgare në operacionet ushtarake në territorin e Ukrainës. “Pro” votuan 166 deputetë, “kundër” 27 dhe 11 abstenuan. Deklarata u..
Në një operacion të Drejtoria Kryesore për Luftimin e Krimit të Organizuar, nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qytetit të Sofjes dhe Agjencisë Kombëtare të të Ardhurave, u neutralizua një grup kriminal për krime tatimore dhe pastrim..
Me manifestime të ndryshme në mbarë Bullgarinë po shënojmë 152 vjet nga vdekja e Apostullit të Lirisë Bullgare Vasill Levski. Një ceremoni përkujtimore..
Guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB), Dimitër Radev do të nënshkruajë kërkesën për një raport të jashtëzakonshëm të konvergjencës për..
Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 14 deri në minus 8°. Në Sofje do të jenë rreth minus 12. Dita do të jetë me diell, por me acar...