Nga 1 tetori shuma maksimale e pensioneve do të shkojë në 3400 leva. Kjo është rritja e dytë e tavanit të pensioneve për vitin, pasi nga korriku u rrit nga 1500 leva (766 euro) në 2000 leva (1022 euro).
Nga 1 tetori hyn në fuqi gjithashtu edhe rillogaritja e pensioneve të punës të dhëna deri në fund të vitit të kaluar. Ajo bazohet në një “rregull zviceran” të modifikuar, që merr parasysh rritjen e inflacionit dhe të ardhurave nga sigurimet për periudhën nga viti 2008 deri në fund të vitit 2021.
Çdo i treti pensionist, ose pak më shumë se 700 mijë marrin një rritje reale. Pensioni mesatar për muajin tetor do të jetë afër 725 leva (370 euro), që është 8.5 për qind më shumë se në shtator. Këtë e tregojnë të dhënat e Sigurimit Shoqëror Shtetëror.
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave për muajin dhjetor 2024. Për shkak të pagave në..
Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës ka kërkuar informacion nga prodhuesit dhe tregtarët e produkteve ushqimore më të shitura për të përcaktuar mënyrën e formimit të çmimeve, kushtet e furnizimeve dhe faktorët që ndikojnë në ndryshimin e çmimeve. Do të..
Të shtunën do të mbajë mot kryesisht me vranësira, por pothuajse nuk do të ketë reshje. Në Ultësirën e Trakisë së Epërme do të ketë ndërprerje të përkohshme dhe ulje të vranësirave. Në Bullgarinë Lindore do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..