Në këto zgjedhje dolën për të votuar më pak të rinj, krahasuar me zgjedhjet e nëntorit 2021, gjë që uli votën për “Po e vazhdojmë ndryshimin”. Një e katërta vendosi se për kë do të votonin në minutën e fundit dhe ata që votuan me "Nuk mbështes askënd" janë tre herë më shumë se në zgjedhjet e nëntorit, sipas një studimi të Gallup International Balkan. Formacioni i ri në parlament – “Ngritja bullgare” marrin 1/3 e votave të “Po e vazhdojmë ndryshimin” dhe 10 mijë vota të tjera nga BSP. 40 mijë vota të tjera nga “Po e vazhdojmë ndryshimin” shkuan për “Vëzrazhdane”, e cila dyfishoi rezultatin në krahasim me zgjedhjet e mëparshme. Sipas Përvan Simeonovit nga “Gallup”, profili i atyre që votuan për “Vëzrazhdane” nuk është, siç pritej, radikal, por protestues, prandaj është shumëngjyrësh.
"Po e vazhdojmë ndryshimin" janë të parët në Sofje me 26% kundrejt 22% për GERB. Të dyja partitë ndajnë në mënyrë të barabartë votat e njerëzve me arsim të lartë - rreth 24% për secilën.
Sipas Simeonovit, nëse forcat politike në parlament nuk gjejnë një formulë kompromisi për kabinetin, do të ndëshkohen nga votuesit.Presidenti bullgar Rumen Radev dhe kreu i shtetit serb Aleksandër Vuçiç asistuan në ceremoninë, e cila shënon fillimin e ndërtimit të pjesës bullgare të lidhjes ndërsistematike të gazit Bullgari - Serbi, (Gas Interconnection Bulgaria - Serbia, IBS)...
Shteti nuk është për përdorim privat, por për njerëzit. Në të gjitha veprimet tona jemi udhëhequr nga Kushtetuta, ligjet dhe interesat e qytetarëve bullgarë”. Këtë e deklaroi kryeministri Gëllëb Donev në mbledhjen e fundit të qeverisë, gjë pas së..
Vitet e fundit, në vendin tonë shihet një tërheqje të caktuar për t’iu kundërvënë ndikimit keqdashës rus, tha Prokurori i Përgjithshëm Ivan Geshev në një diskutim ndërkombëtar në Kongresin Amerikan në Uashington, kushtuar pasojave të agresionit rus..
Vranësirat do të rriten dhe trashen nga perëndimi rreth dhe pas mesditës së të enjtes . Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi..
Qeveria teknike mori një vendim me të cilin miraton ofrimin e mundësisë për Bullgarinë për të zbatuar derogimin e veçantë nga Rregullorja e Këshillit..
Me 134 vota “pro”, 26 “kundër” dhe asnjë abstenim, Kuvendi Popullor e shpalli Holodomorin - Urinë e Madhe në Ukrainë në vitet 1932-1933 si gjenocid dhe..