Presidenti i Maqedonisë, Stevo Pendarovski, tha se nuk ka ndërmend të diskutojë me Bullgarinë dhe kolegun e tij Rumen Radev çështje të historisë dhe të së kaluarës. Përpara televizionit “Telma” ai deklaroi se me Bullgarinë do të bisedojë për tema reale evropiane. Sipas Pendarovskit, për integrimin evropian të Shkupit nuk ka rëndësi se kush në Sofje do të formojë qeveri dhe kush do të jetë kryeministër, sepse Maqedonia e Veriut tashmë ka një kornizë negociuese me BE-në. Në lidhje me inaugurimin e ardhshëm të një klubi kulturor bullgar në Ohër, me emrin e Car Boris III, Pendarovski përsëri kërkoi që të ketë një listë me emrat e lejuar për regjistrimin e shoqatave.
Më 30 tetor në Bllagoevgrad do të hapet zyrtarisht qendra kulturore maqedonase me emrin Nikolla Vapcarov dhe financuar nga Lëvizja Ndërkombëtare Maqedonase për të Drejtat e Njeriut, njofton BGNES.
Në vitin 2024, ne bullgarët shfrytëzuam në mënyrë aktive motorin e kërkimit Google për t'u informuar rreth temave që pasqyrojnë atë që po ndodh në botë dhe në vendin tonë. Sportistët tanë edhe një herë dëshmuan se dinë të frymëzojnë dhe të ngjallin..
Organizata turistike "Caribrod" njofton bashkëqytetarët, vizitorët dhe turistët në territorin e komunës së Caribrodit se nisi nga puna aplikacioni i ri - "Go Dimitrovgrad". Këtë e bën të ditur portali multimedial në gjuhën bullgare dhe serbe FAR,..
Këshilli i Ministrave miratoi një dekret për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për kushtet dhe rendin e dhënies së vizave dhe përcaktimin e regjimit të vizave nga viti 2011. Me të, korniza rregullative sinkronizohet me kërkesat e procedurës së..
Në vitin 2024, ne bullgarët shfrytëzuam në mënyrë aktive motorin e kërkimit Google për t'u informuar rreth temave që pasqyrojnë atë që po ndodh në botë..