Kampioni i ri botëror në matematikën e shpejtësisë mendore për fëmijë deri në 12 vjeç është Kallojan Geshev. Ai është nxënës nga Sofja. Në kampionatin botëror të zhvilluar në qytetin Bilefeld të Gjermanisë, djali arriti 2217 pikë të pabesueshme, me të cilat fitoi medaljen e artë dhe titullin botëror.
Kallojan Geshev zgjidhi problemat e mbledhjes, zbritjes, shumëzimit, pjesëtimit, rrënjëve katrore, rrënjëve kubike, thyesave, konvertimit të monedhës, shndërrimit të njësive matëse, llogaritjes së datave kalendarike dhe shumë të tjera në më pak se dy orë. Ai kishte vetëm një fletë për të regjistruar zgjidhjet.
Në konkurs morën pjesë 56 fëmijë nga 13 shtete dhe për herë të dytë në historinë e tij fitoi një fëmijë nga Evropa.
Qyteti i Pernikut, i cili është anëtar i Federatës së Qyteteve të Karnavaleve Evropiane, po përgatitet për festën “Surva”, qe do të mbahet nga data 27 deri më 29 janar. 10 mijë pjesëmarrës nga vendi dhe jashtë kanë aplikuar për edicionin e 29-të..
50 000 pemë frutore do të mbillen në të gjithë Bullgarinë si pjesë e një fushate të organizuar nga nisma bamirëse Gorata.bg. Ajo filloi më 1 janar 2023 dhe deri në pranverë do të ofrohen pa pagesë 25 mijë kumbulla dhe 25 mijë ftua. Janë 5000 njerëz..
Sot, më 6 janar, herët në mëngjes, qytetarët e Kalloferit me kostume popullore, të udhëhequr nga kryebashkiaku Rumen Stojanov me flamurin kombëtar në dorë, hynë në ujërat e ftohta të lumit Tunxha për të respektuar traditën e Theofanisë dhe..
Moti tepër i butë dhe mungesa e borës ngre pyetjen shqetësuese të ndryshimit të klimës dhe ndërhyrjes njerëzore për të shpëtuar këtë proces , që në..
Trafiku i ngarkuar midis Bullgarisë dhe Rumanisë, i rënduar nga lufta në Ukrainë, vendos sërish në rendin e ditës çështjen e ndërtimit të një ure të..