Deri më tani, Bullgaria ishte krenare që 9 nga 10 makina në Evropë kanë pjesë të prodhuara në vendin tonë. Së shpejti do të ketë elementë bullgarë në çdo makinë evropiane, sepse kemi konfirmim nga një investitor i ri i cili është një prodhues global në industrinë e automobilave. Këtë e bëri të ditur ministri i ekonomisë Nikolla Stojanov para seminarit për anëtarët e rinj të trupit diplomatik të huaj në Bullgari, të organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme.
Ministri theksoi para diplomatëve të huaj se Bullgaria është një vend mjaft tërheqës për investime. Është e treta në botë për sa i përket specialistëve të IT-së për frymë dhe në dhjetë vendet e para me inxhinierë softuerësh me arsim të lartë në Evropë.
Komisioni Parlamentar i Buxhetit miratoi në lexim të dytë projektligjin për futjen e euros në Bullgari, të paraqitur nga Këshilli i Ministrave. Bullgaria në Eurozonë – avantazh apo disavantazh? Dokumenti parashikon një periudhë..
Nga sot, 1 gusht, çmimi i gazit natyror do të rritet me 4,5 për qind dhe gjatë gjithë muajit do të shitet me çmimin 60,75 leva (31,06 euro) për megavat orë, njoftoi Komisioni për Rregullimin e Energjisë dhe Ujit. Me këtë çmim do të marrin lëndën e..
Norma kryesore e interesit ra për të dytin muaj radhazi. Që nga 1 gushti është 3,53 %krahasuar me 3,63 %në korrik, njoftoi Banka Kombëtare Bullgare (BNB).Që nga fundi i vitit 2023, norma kryesore e interesit ka ardhur në rënie të vazhdueshme, kur..