Një nga forumet më të rëndësishme turistike në kryeqytetin tonë detar mbahet këtë fundjavë – nga 7 deri më 9 tetor. Në ekspozitën Turizëm Ekspo “Destinacioni Varna” marrin pjesë më se 100 firma që ofrojnë produkte dhe shërbime në sferën e turizmit – komplekse pushimore, zinxhirë hotelesh, fshatra pushimi, bujtina, qendra spa, restorante etj. Ata reklamojnë produktet dhe shërbimet e tyre dhe negociojnë sezonin e ardhshëm vjeshtë-dimër.
Ekspozita treditore prezanton gjithashtu tendencat më të fundit në menaxhimin dhe shitjen e produkteve dhe shërbimeve turistike.
Përpilues: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotot unike të burrave të maskuar të quajtur kukerë po përhapen në internet, duke treguar një pjesë të vogël të pamjeve të kapura nga një ekip i National Geographic në Bullgari. Operatorët nga kanali i famshëm televiziv shkencor po përgatisin një film..
Dashamirët e sporteve dimërore nga sot do të mund të bëjnë ski natën në kompleksin turistik “Borovec” në malin Rilla. Në dispozicion të tyre do të jenë dhjetë pista të ndriçuara sipas niveleve të ndryshme të vështirësisë – jeshile, e kuqe, e..
Qyteti më i vjetër në Evropë është magjik dhe ndodhet në një vend ku nuk e prisni aspak, shkruan botimi britanik “The Times” në një artikull të gjerë për Plovdivin. "Plovdivi i mbushur me art do t'ju befasojë me kombinimin e tij të artit të..