Në një fjalim drejtuar komuniteteve bullgare jashtë vendit, të publikuar në faqen e Ministrisë së Punëve të Jashtme, ministri i jashtëm nga qeveria e përkohshme Nikollaj Millkov i falënderoi ato për ndihmën e dhënë në organizimin e zgjedhjeve parlamentare të 2 tetorit.
“Shfrytëzoj rastin të shpreh vlerësimin tim për ndihmën e çmuar të strukturave të komunitetit bullgar në rajonet e veçanta që punuan me mirëkuptim dhe durim për organizimin e votimit parlamentar”, thuhet në fjalim. Ministri Millkov shprehu shpresën për ndërveprim të frytshëm edhe në të ardhmen, në mënyrë që bashkatdhetarët tanë jashtë vendit ta ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike për të votuar.Me bukë, kripë, mjaltë dhe me urime për një vit të shëndetshëm dhe bujar, kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev u prit sot në Pikën e Kalimit Kufitar “Kullata” në kufirin tonë me Greqinë. Ai shkoi atje për të inspektuar organizatën e re të lëvizjes së..
Bullgarët në mbarë vendin e presin vitin e ri 2025 me iniciativa të ndryshme. Mbi 20 anëtarë të klubit të trajnerit të karatesë dhe jogës Emill Zllatev në Varna tradicionalisht kanë notuar më 1 janar në det. Ata ndanë se nuk sëmuren kurrë dhe ndihen..
Qeveria e përkohshme e Dimitër Gllavçevit ka publikuar një raport për aktivitetet e saj. Ai vëren se kabineti ka punuar me qëllim për të finalizuar procesin e anëtarësimit të plotë në Shengen dhe Bullgaria e ka përmbushur këtë qëllim. Falë përpjekjeve të..
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme Atanas Illkov dhe homologu i tij rumun Cătălin Predoiu do të heqin simbolikisht pengesën e fundit kufitare mes..
Strategjia Detare e Bullgarisë për periudhën 2022-2027 dhe planet e përditësuara të menaxhimit për pellgjet e Danubit, Detit të Zi, Detit të Bardhë Lindor..
Në prag të Vitit të Ri, në fshatin bullgaro-muhamedan Ribnovo, në Bullgarinë Jugperëndimore, zgjedhin nusen më të bukur “gelina” në 4 vitet e fundit. Kështu..