Më 16 tetor, ditën e diel, Sofja është nikoqire e edicionit të 7-të të turneut të futbollit të Ligës së Ambasadorëve (Ambasador’s League), të organizuar nga të rinjtë e Shoqatës për Kombet e Bashkuara në Bullgari. Në Bazën Kombëtare të Futbollit “Bojana”, përfaqësues të përfaqësive të ndryshme diplomatike në vendin tonë do të përballen me njëri-tjetrin – për një kauzë të përbashkët, e cila sipas motos së eventit është “I jepni fund racizmit. Ndërtoni paqen”. Ftesat për pjesëmarrje në turne u dërguan në ambasadat e 138 vendeve të përfaqësuara në Bullgari.
Turneu i Ligës së Ambasadorëve mbahet për nder të Ditës së Paqes (21 shtator) dhe Ditës së Kombeve të Bashkuara (24 tetor).
Lideri i koalicionit GERB-SDS që fitoi zgjedhjet parlamentare të 27 tetorit, Bojko Borisov, njoftoi se do të tërhiqet nga kandidatura për kryeministër. Në një konferencë në selinë e partisë, ai i bëri thirrje “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bulgaria..
Borisllav Sarafov i plotëson të gjitha kushtet dhe ka cilësitë për t'u zgjedhur kryeprokuror. Ky qëndrim u mbajt nga Komisionet e Certifikimit dhe Konkurseve dhe të Etikës Profesionale pranë Kolegjit të Prokurorit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, duke..
Presidenti Rumen Radev, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Vietnam, mbajti një ligjëratë në Akademinë Diplomatike të Ministrisë së Punëve të Jashtme me rastin e 75 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve. Kreu i..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..