Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

BSP propozoi një person konsensusi për Kryetarin e Kuvendit Popullor. Vezhdi Rashidov është kryetari i ri i Parlamentit

| rinovuar më 22-10-21 4.05.MD
Kornelija Ninova dhe Vezhdi Rashidov
Foto: BGNES

Në kërkim të një zgjidhjeje kompromisi, kryetarja e së majtës, Kornelija Ninova, propozoi Vezhdi Rashidov për Kryetar të Kuvendit Popullor, si deputeti më i moshuar dhe më i respektuar me përvojë të njohur në parlamentarizëm. Ninova bëri të ditur se është e autorizuar nga shumica në këshillin e kryetarëve në emër të BSP, GERB-SDS, DPS dhe “Ngritja Bullgare”.

Megjithatë, në vend të votimit, “Po e vazhdojmë ndryshimin” kërkoi një pushim pak pas përfundimit të atij të mëparshëm dhe ndezi sërish debate të ashpra dhe kundërshtime.

Në fund, mazhoranca fitoi dhe për kryetar zgjodhi Vezhdi Rashidov, i cili theksoi se e pranon pozitën në emër të Bullgarisë. Ai u bëri thirrje deputetëve që të punojnë për hir të vendit të tyre.

Kandidatura e tij mori mbështetjen e katër nga shtatë forcat politike në Kuvendin Popullor - GERB-SDS, BSP, DPS dhe "Ngritja Bullgare". 139 deputetë votuan "pro", 73 "kundër", 27 abstenuan.

Kush është Vezhdi Rashidov?

Vezhdi Rashidov, deputet i zgjedhur nga koalicioni GERB-SDS, ka lindur në vitin 1951 në Dimitrovgrad. Ai u diplomua në Akademinë e Arteve për Skulpturë, ku më vonë u bë pedagog. Ka qenë Ministër i Kulturës në dy nga kabinetet e Bojko Borisovit, si dhe deputet në gjashtë parlamente.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Cilat monedha kërkuan më shumë bullgarët në vitin 2024?

Dy monedhat më të kërkuara nga bullgarët në vitin 2024 mbetën dollari amerikan dhe euroja, si në vitin 2023. Ishin jashtëzakonisht të njohura edhe monedhat e vendeve fqinje të Ballkanit - lira turke, lei rumun dhe dinari serb. Ata pasohen nga paundi..

botuar më 25-01-05 8.25.PD

Festivali “Surva” me kukerët do të vizitojë Sofjen më 5 janar

Kopshti i Borisit në zemër të Sofjes do të bëhet sërish skena e festivalit tradicional të Pernikut "Surva". Tingulli i Survës na pastron dhe na ringjall! Për të tretin vit radhazi, banorët e Sofjes dhe të ftuarit e kryeqytetit do të mund të..

botuar më 25-01-04 6.00.PD

Parashikimi i motit për 4 janarin 2025

Të shtunën në vendin tonë do të kalojë një front i ftohtë atmosferik me reshje. Në Bullgarinë Veriore reshjet do të jenë nga shiu dhe bora, në Rrafshin e Trakisë së Epërme dhe në Bullgarinë Lindore do të ketë reshje shiu, ndërsa në fushat e larta të..

botuar më 25-01-03 7.35.MD