Më 26 tetor, Kisha Ortodokse nderon kujtimin e Shën Dhimitrit të Selanikut, i cili vdiq për besimin e krishterë në fillim të shekullit IV. Në kalendarin folklorik bullgar, Dita e Shën Dhimitrit është festa që shënon kthesën e parë në mot dhe në veprimtaritë ekonomike. Besohet se shenjtori e sjell dimrin. Ai mbërrin i hipur në një kalë të kuq dhe ndërsa tund mjekrën, ose mëngët e rrobës, bora fillon të bjerë. Kjo është dita në të cilën punonjësit sezonal të punësuar në ditën e Shën Gjergjit pushohen nga puna dhe marrin shpërblimin e tyre për të gjithë periudhën. Disa prej tyre filluan të fejoheshin dhe të martoheshin, të tjerët shkuan kurbetçinj. Prandaj Dita e Shën Dhimitrit respektohej si festë e shërbëtorëve, çirakëve, ndërtuesve...
Në përfytyrimet popullore shenjtorët Dhimitri dhe Gjeorgji janë më së shpeshti binjakë, të cilët e ndanë vitin si vëllezër. Gjergjit i ra vera, Dhimitarit dimri. Ka edhe legjenda sipas të cilave Shën Dhimitri është vëllai i Kryeengjëllit Mihaill.
Në këtë ditë festojnë të gjithë ata që mbajnë emrin Dhimitër, Dimitrina, si dhe derivatet Dimo, Dimka, Mitko, Mita, Mitra etj. Bëhen kurbane gjithëfshatare, bëhen vakte të mëdha familjare, luhen valle lara-lara ,tingëllojnë këngë të bukura popullore.
Mes tyre, sot zgjedhim një këngë të ngadaltë nga repertori i këngëtares popullore Vëllkana Stojanova, e cila tregon një histori të thjeshtë jete. Titulli i saj është “Dhimitër u zgjua herët në ditën e Shën Dhimitrit”.
Përpilues: Allbena Bezovska
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Kudo që të jeni në botë, për sa kohë që keni një smartphone dhe akses në internet, mund të mësoni vetë hapat gjarpërushe të popullit bullgar me ndihmën e realitetit të virtual falas përmes lojës së re bullgare Taratanci. “Ju thjesht zgjidhni një..
Çdo vit të dielën e parë të marsit nëfshatin e malit Rodopa Shiroka Llëka organizohet tubimi tradicional i quajtur bullgarisht “Pesponedellnik”. Riti po rikthehet në fshat pas një pauze dyvjeçare për shkak të epidemisë së koronavirusit. Sivjet..
Muzika dhe vallet popullore bullgare kanë qenë gjithmonë pjesë e botës emocionale të bullgarit. Kjo vihet re sidomos kur jeta e bashkatdhetarëve tanë “ndodh” larg rrënjëve të tyre, larg tokës. Nuk ka festë, tubime, dasma apo festime të Vitit të Ri..