Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dora, e cila dëshiron t'i japë frymë të re Buzlluxhës: "Qëllimi është as të falësh e as të harrosh"

4
Foto: Mariana Stoichkova

Monumenti në malin Buzlluxha - një nga ndërtesat më të njohura në Bullgari – po zgjohet për një jetë të re falë 32-vjeçares Dora Ivanova. Gruaja e re arriti të bashkojë njerëz me profesione të ndryshme, bullgarë dhe të huaj, organizata qeveritare dhe joqeveritare, për të ruajtur dhe kthyer në shoqëri këtë simbol të rrënuar të së kaluarës sonë socialiste, që ende shkakton mosmarrëveshje mes bullgarëve.

Dora Ivanova është një nga 10 personalitetet e nominuara nga dëgjuesit e BNR për Iluminist të vitit 2022.

Dora ishte ende studente në Universitetin Teknik të Berlinit kur pa për herë të parë monumentin e shkatërruar të njohur si “Pllaka e Buzlluxhës”. Viti ishte 2014 dhe arkitektja e ardhshme ishte e mahnitur nga mozaikët e bukur, mermeri i bardhë dhe struktura e përgjithshme e objektit. “E ndjeva se çfarë potenciali të jashtëzakonshëm kishte kjo ndërtesë dhe se nuk duhej lejuar të shembet”, kujton Dora. E reja vendosi t'ia kushtonte tezën e diplomës së saj monumentit të ngritur në vitet 1980 si Shtëpia e Partisë Komuniste Bullgare. E vendosur e vetme në majën e malit, ajo është cilësuar si një nga ndërtesat më të bukura dhe më të frikshme të braktisura në botë.

“Qëllimi është as të falësh e as të harrosh. Qëllimi është të kujtojmë dhe të flasim, t'iu transmetojmë këto informacione gjeneratave të ardhshme, të arrijmë këndvështrime të ndryshme në një dialog normal dhe t’i dëgjojmë këto qëndrime. Pikërisht në këtë dialog të qytetëruar fshihet forca e madhe e vendit dhe e shoqërisë, e cila do të vazhdojë të shikojë përpara”, thotë Dora Ivanova.

Shikoni videon:

Së bashku me disa bashkëmendimtarë, ajo themeloi fondacionin “Projekti Buzlluxha” Nuk vonoi as mbështetja ndërkombëtare e kauzës Buzlluxha. Në vitin 2019, Ffondacioni “Getty” - një nga institucionet më të respektuara ndërkombëtare që merret me ruajtjen e modernizmit arkitekturor në botë - financoi përgatitjen e një plani për ruajtjen dhe menaxhimin e ndërtesës me pjesëmarrjen e mbi 100 ekspertëve nga 8 vende.

“Tashmë po punojmë për zbatimin e këtij plani – thotë Dora. - Filluam me masat emergjente për stabilizimin e mozaikëve, të cilët ishin më të rrezikuarit, së bashku me një ekip ndërkombëtar restaurues. Dhe ne jemi të lumtur që jemi aktualisht në fazën finale. Tani po e përfundojmë punën në mozaikun e kupolës për të ndaluar shembjen. Synimi këtë vit është sigurimi i ndërtesës dhe hapja e saj për vizitorët. Për ne është e rëndësishme që njerëzit të jenë pjesë e procesit të ruajtjes së monumentit. Kjo është arsyeja se pse duam ta hapim ndërtesën madje në gjendjen e saj aktuale”.

Në fakt, qëllimi nuk është rehabilitimi i një simboli propagandistik të socializmit, por ruajtja e një objekti unik arkitekturor, të shpallur monument kulture për brezat e ardhshëm. Ai do të shndërrohet në një vend për histori, diskutim dhe art bashkëkohor. Të gjithë mund të përfshihen me një donacion, sipas mundësive të tyre, bëri thirrje arkitektja e re, e nominuar për Iluministin e Vitit.

“Ky nominim tregon se mesazhi po arrin tek njerëzit. Sepse për mua Buzlluxha është një shembull sesi në vend që të kërkojmë faj dhe të ankohemi për pamundësinë e gjetjes së zgjidhjeve të problemit, ne arrimë të mbledhim njerëzit e përshtatshëm dhe t’i zgjidhim. Unë me të vërtetë shpresoj që të gjithë të gjejnë Buzlluxhën e tyre, “të përveshin mëngët”, si të thuash, dhe të gjejnë zgjidhje ose t'i bashkohen kauzës së një Buzlluxhe tjetër, kështu qe të ndihmojnë në krijimin e një mjedisi më të mirë në vendin ku jetojmë."

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: Facebook/dora.ivanova.505, BGNES, buzludzha-project.com




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Sekretet e Sofjes: Fati i arkitektit të Kompleksit Qendror të mbuluar Tregtar të kryeqytetit Naum Torbov

Pas Çlirimit të Bullgarisë nga sundimi osman(1878), arkitektë nga Evropa u dyndën në Sofje, kryeqytetin e ri bullgar të shpallur në vitin 1879, për t'i dhënë asaj një pamje moderne dhe një organizim funksional. Në vitet 90-të të shekullit XX,..

botuar më 24-10-13 10.45.PD
Darren Carter

Një ish-ushtarak britanik i thur rima Bullgarisë

Pasi i kushtoi 23 vite të jetës së tij Marinës Mbretërore, britaniku Darren Carter vendosi të tërhiqej në vitin 2013. Ai pranon se për vite me radhë ka lundruar pa qëllim nëpër “ujërat e trazuar të jetës” – nga puna në punë, nga vendi në vend. Derisa..

botuar më 24-10-13 10.05.PD

Një bullgar nga zona e Vracës mund të jetë njeriu më jetëgjatë në botë

Kodet e identitetit janë baza e gjenealogjisë - një shkencë që merret me prejardhjen e brezave, me origjinën njerëzore, me lidhjet farefisnore. Kodet e identitetit na dallojnë si njerëz - është i bindur për këtë asistenti kryesor Rosen Gacin nga..

botuar më 24-10-04 7.40.PD