Pas riparimeve dhe restaurimeve të mëdha, u rimëkëmb shkolla në fshatin Shiroka Llëka. Shkolla, e ndërtuar në 1888, rihap dyert e saj, por këtë herë si Muze i Spiritualitetit. Ai paraqet artefakte, dokumente dhe fotografi që lidhen me historinë e Shiroka Llëkas. Vizitorët mund të shohin edhe eksponate unike nga krishterimi i hershëm.
Shkolla “Shën Pantalejmon” është ndërtuar me 22 000 lira, të mbledhura si donacione nga mjeshtrit vendas Kostadin Bozov dhe Vasil Bellogashtev - Kjotata. Ndërtesa ka mure të pjerrëta nga brenda, falë të cilave arrin t'u mbijetojë fatkeqësive natyrore. Në vazhdim të 30 vjetëve, shkolla ishte braktisur, për shkak të rinovimeve që kishin filluar, por u pezulluan gjatë socializmit. Restaurimi i ndërtesës, e cila është në pronësi të Mitropolisë të Plovdivit, kushton mbi 700 000 leva.
Shkolla ndodhet në oborrin e kishës “Fjetja e Hjylindëses Mari”, e cila ka një histori heroike. Është ndërtuar për 38 ditë nga banorët vendas në pranverën e vitit 1834, kur tokat bullgare ishin ende brenda kufijve të Perandorisë Osmane, pas lejes së posaçme të Mahmudit të Parë.
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Më shumë turistë, më shumë fjetje, kryesisht në hotele të një kategorie më të lartë dhe rritje të ndjeshme të të ardhurave, raporton Instituti Kombëtar i Statistikave në shkurt. Numri total i fjetjeve për këtë muaj ishte 1.2 milionë ose 50.6% më..
Për herë të parë në territorin e Bullgarisë është vërejtur një flamingo rozë për të bërë fole, njoftoi Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve. Rreth 80 zogj tashmë po lëshojnë vezët e tyre në Liqenin Atanasovsko pranë Kripërave të..
Operatorët turistikë vënë re një lëvizje në sektorin e turizmit. Bullgarët udhëtojnë gjithnjë e më shumë, gjithnjë e më shpesh jashtë vendit dhe për qëllime turistike. Në muajin e parë të vitit, gjysmë milioni bashkatdhetarë (504 mijë) kanë shkuar..
Pavarësisht shpëtimtarët dhe kujdesi mjekësor të ofruara në plazhe që prej 1 qershorit, vizitorët janë ende të paktë, si dhe ata që hyjnë në ujë. Sezoni..