Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ilijana Jotova: Duhet të jemi vigjilent ndaj formave moderne të fashizmit

Foto: BGNES

“Nuk mund të jemi indiferentë kur kërcënohen të drejtat e njeriut”. Me këto fjalë, nënpresidentja Ilijana Jotova iu drejtua të pranishmëve në homazhet para Monumentit të Shpëtimit në Tel Aviv - identik me monumentin në Sofje që simbolizon shpëtimin e hebrenjtëve bullgarë gjatë Holokaustit. Ajo theksoi se duhet të jemi vigjilentë ndaj formave moderne të fashizmit dhe t’i kundërshtojmë ato edhe në manifestimin më të vogël. Më herët, Ilijana Jotova vizitoi Qendrën Botërore të Përkujtimit të Holokaustit “Jad Vashem” në Jerusalem, ku ka një kënd të veçantë kushtuar Bullgarisë.





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

38% e të rriturve në vend janë gati të votojnë më 27 tetor

Nëse zgjedhjet janë sot, 7 janë pjesëmarrësit e sigurt në parlamentin e ardhshëm. Këtë e tregon një sondazh sociologjik i Agjencisë “Trend”, i porositur nga gazeta “24 Çasa”. GERB-SDS është në krye me 24.8% mbështetje. Vendin e dytë e kontestojnë..

botuar më 24-09-27 10.44.PD

Largohet me skandal Legjislatura e 50-të e Kuvendit Popullor

Seanca e fundit e Legjislaturës së 50-të të Kuvendit Popullor përfundoi me skandal mesnatën para 27 shtatorit. Në orët e fundit para se të shkonin në pushime për shkak të fushatës zgjedhore, disa prej deputetëve pushtuan tribunën dhe kundërshtuan..

botuar më 24-09-27 9.04.PD

Parashikimi i motit për 27 shtatorin

Të premten do të jetë me diell dhe temperaturat gjatë ditës do të rriten. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11 dhe 16°, në Sofje 11°. Maksimumi do të jetë nga 28 deri në 33°, në kryeqytet do të jetë 29°. Në Detin e Zi do të..

botuar më 24-09-26 7.40.MD