Nëse përfaqësuesit e popullit arrijnë një konsensus paraprak se duan të paraqesin një buxhet bazë për vitin 2023, qeveria në deytë do të paraqesë një buxhet të tillë. Këtë e deklaroi presidenti Rumen Radev në një takim me krerët e dy sindikatave më të mëdha në vend - Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në Bullgari dhe Konfederatës së Punës “Podkrepa”, përkatësisht Pllamen Dimitrov dhe Dimitër Manollov. Jam i bindur se qeveria ka përkushtim të mjaftueshëm ndaj popullit që të ketë rritje të të ardhurave, përfitimeve sociale, pensioneve, në mënyrë që të prezantojë buxhetin që ju dëshironi”, tha presidenti.
Bashkëkryetari i “Po e vazhdojmë ndryshimin” Asen Vasilev tha se Kuvendi Popullor mund ta obligojë qeverinë që të paraqesë buxhetin për vitin 2023. “Ligji i shtruar për zgjatjen e buxhetit aktual ngrin të gjitha pagat, pensionet, pagesat sociale dhe të gjitha ndihmat për bizneset”, theksoi ai.
Kujtojmë se dy sindikatat dolën sot në protestë duke kërkuar rritje të të ardhurave.
Para mesditës së ditës së enjte do të mbajë mot me mjegull. Rreth dhe pas mesditës, dukshmëria do të përmirësohet përkohësisht dhe do të mbizotërojë mot me diell. Do të jetë pothuajse e qetë. Temperaturat maksimale do të jenë ndërmjet 9° dhe 14°, në zonat..
GERB-SDS i bëri thirrje kryeministrit Dimitër Gllavçev që të tërheqë Marrëveshjen 10-vjeçare të Sigurisë me Ukrainën. Sipas Daniell Mitov nga GERB, momenti i zgjedhur nga Gllavçev për të sjellë këtë lloj marrëveshjeje në parlament është..
Qeveria në mbledhjen e sotme miratoi një vendim për vendosjen e përkohshme të kontrollit kufitar në kufirin e brendshëm bullgaro-rumun, si dhe për pezullimin e funksionimit të pikave kufitare në kufirin e brendshëm bullgaro-rumun dhe bullgaro-grek...