Shën Ivan Rillski jetonte në shekullin e X. Edhe më sot ai konsiderohet mbrojtësi qiellor i bullgarëve. Prandaj aty ku shenjtori ndalej për të kreshmuar dhe për të lutur, ndërtoheshin shenjtërore dhe kisha për nder të tij. Të shpërndarë në skaje të vështira për t’u arritur në të gjithë Bullgarinë, disa prej këtyre tempujve ktheheshin në fortesa të fesë së krishterë dhe të arsimimit në vitet e errëta të sundimit osman. Një vend i tillë është Manastiri “Shën Ivan Kasinec” ose “Shën Ivan Pusti” që ndodhet nja dhjetë kilometra larg qytetit Vraca të Bullgarisë Veriperëndimore.
Sipas legjendës Ivan Rillski kaloi 40 ditë në një shpellë të vogël lart në vargmalet shkëmbore në rajonin Kasinec. Këta shkëmbinj ishin të banuar që në kohët e lashta, gjë që dëshmohet nga gjetjet e qeramikës nga mijëvjeçari i parë para Krishtit. Në shekullin e XII në këmbët e shpellës së shenjtorit, në vendin e një faltoreje të zhdukur nga koha, murgj oshënarë themeluan një manastir. Dhe megjithëqë ishte vështirë për t’u arritur, gjatë shekujve shenjtërorja shumë herë u shkatërrua dhe për një kohë të gjatë qëndronte i shkretë. Prandaj e quajtën “Shën Ivan Pusti” (“pusti” nga bullgarisht i shkretë). Sidoqoftë, kisha u emërua pas një shenjtori tjetër – Joan Teolog.
Në të u zbuluan tri shtresa afreske murale, më e vjetra prej të cilave daton nga shekulli i XII mësojmë nga Neli Stojanova, përgjegjëse në Muzeun Historik Rajonal – Vraca. Dhe më shumë:
“Në kohën e pushtetit osman në manastir kishte një shkollë letrare me një shkollë mësimi. Këtu zhvilluan krijimtarinë e tyre shkrimtarë, letrarë, iluministë. U krijuan kryevepra të vërteta të literaturës vendase damaskene dhe kishtare liturgjike. Manastiri mbante lidhje të drejtpërdrejta me dhurues të njohur nga qyteti Vraca. Në këto kohë të vështira ata ndihmonin që manastiri të kthehej në një qendër të letërsisë, arsimimit dhe fesë së krishterë. Aty u lulëzuan edhe zanatet. Kishte punishte argjendarie. Këtu u hap punëtoria e parë e stampimit në Bullgari. Në manastir u krijuan kryevepra unike të artit bullgar të argjendarisë dhe bizhuterisë. Disa prej tyre mund të shihen në Muzeun Historik në Vraca.”
Në afërsi të drejtpërdrejtë ndodhet Shpella e Madhe – një kamere e zbrazur në shkëmb me një qemer të lartë. Në këmbët e saj ka një burim karstik me ujë shërues. Sipas studiuesve, punishtet zejtare të manastirit ishin të vendosur pikërisht në shpellë. Më të jashtëzakonshme janë imazhet shkëmbore të mbijetuara në muret e shpellës.
“Ka shumë mbishkrime të vjetra. Disa prej afreskeve shkëmbore konsiderohen se datojnë nga shekulli i XIV. Ata rikrijojnë skena nga jeta dhe veprat e Shenj Dhimitri dhe Shën Nestor. Por thuhet, se Shën Dhimitri nuk është i rikrijuar sipas kanunit të dikurshëm ikonografik. Në një nga imazhet shenjtori është i rikrijuar i hipur një kalë të bardhë, ndërsa në një tjetër është i ulur në një fron të bardhë, ndërsa në këmbët e tij shihen pamjet e kafshëve të ndryshme – gjarpërinj, luanë etj.”, thotë Neli Stojanova.
Këto afreske u restauruan në shekullin e XVI-të, kështu që ngjyrat janë ende të gjalla dhe imazhet e shenjtorëve, megjithëse të zbehura, kanë një ndikim të fortë. Në murin perëndimor të Shpellës së Madhe ruhen gjurmë ikonash shkëmbore me imazhet e Shën Ivanit të Rilës dhe Shën Joan Teologut.
Shikoni më shumë:
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: Veneta Nikollova
Një kompleks prej një duzinë shtëpish të vogla, të vendosura në pjesën jugore të qytetit shkëmbor Perperikon, u zbulua nga arkeologët nën drejtimin e Prof. Nikollaj Ovçarov. Sipas tij, bëhet fjalë për një lagje të tërë që daton nga shekulli XIII-XIV,..
Si dukej bota e kafshëve në zonën e qytetit të sotëm të Trënit (Bullgaria Perëndimore) më shumë se 80 milionë vjet më parë - kësaj pyetjeje po përpiqen t'i përgjigjen paleontologët nga Muzeu Kombëtar i Shkencave Natyrore në Akademinë Bullgare të..
Muzeu Historik Kombëtar feston 130-vjetorin e lindjes së mbretit Boris III me ekspozitën “Mbreti Boris III. Një personalitet dhe burrë shteti”. Ajo do të hapet sot, 3 tetor, në hollin qendror të muzeut. Ekspozita do të prezantojë, sipas rendit..
Gjetjet nga gërmimet arkeologjike të tumës Kozareva u bënë një sensacion i vërtetë në vitin 2014, kur u prezantuan për herë të parë para publikut të..