Nga data 17 deri më 20 nëntor, Qendra Rajonale për Arte Bashkëkohore “Toplocentralla” do të presë një ngjarje teatrore jo standarde – “Festivali Evropian Teatral Playback Sofja 2022”. Të gjitha shfaqjet në hapësirën artistike të kryeqytetit do të zhvillohen në gjuhën angleze.
Teatri Playback (to play it back – ta luash përsëri) është një teatër improvizues i bazuar në historitë personale të njerëzve nga publiku. Muzika për to realizohet drejtpërdrejt dhe spontanisht. Ky zhanër ka strukturë, formë dhe ritëm, por nuk ka skenar. Aktorët përdorin aftësinë e tyre për të dëgjuar, për të kuptuar përvojat e të tjerëve, në mënyrë që të kenë sukses në "kthimin" e historive të treguara përmes krijimtarisë së tyre. Në përgjithësi, teatri “Playback” u jep të gjithëve mundësinë të zgjedhin rolin e tyre – qoftë pjesëmarrës, protagonist apo spektator.
Programi i festivalit përfshin ceremonitë e hapjes dhe mbylljes, si dhe 9 grupe, 18 seminare, 9 performanca etj. Do të marrin pjesë formacione teatrore dhe aktorë nga Bullgaria, Hungaria, Izraeli, Holanda, Norvegjia, Rusia, Suedia dhe Zvicra. Janë të ftuar 27 trajnerë nga disa kontinente, njoftuan organizatorët nga shoqata “Krijuesit” dhe teatri Playback “Këtu dhe tani”.
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: Facebook/Playback Theatre "Here and Now"Shkrimtarja bullgare Zdravka Evtimova mori një vlerësim të ri të lartë për talentin e saj në SHBA. Një platformë online për diskutime mes autorëve të veprave fantastiko-shkencore, fantastike dhe horror, e dalloi si më të mirin tregimin e saj me..
Deri më 26 mars, banorët dhe mysafirët e kryeqytetit kanë mundësinë të shohin ekspozitën "Bota e përrallave të Ljuben Zidarovit". Mikpritësi i saj është Galeria kombëtare “Kuadrat 500”, dhe ekspozita përfshin dhjetë ilustrime të artistit të..
Shkolla bullgare e fundjavës "Asen dhe Ilija Pejkovi" në Romë dhe studentët e Akademisë Kombëtare të Arteve të Teatrit dhe Filmit në Sofje po punojnë për një projekt të ri të përbashkët - një film dokumentar për tre luftëtarët për pavarësi..
Deri më 26 mars, banorët dhe mysafirët e kryeqytetit kanë mundësinë të shohin ekspozitën "Bota e përrallave të Ljuben Zidarovit". Mikpritësi i saj..
Shkrimtarja bullgare Zdravka Evtimova mori një vlerësim të ri të lartë për talentin e saj në SHBA. Një platformë online për diskutime mes autorëve..