Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

21 nëntori – Hyrja e Hyjlindëses në Tempull

Në familjen e krishterë fëmijët edukohen në dashuri ndaj Zotit

Foto: BGNES

Për kishën tonë ortodokse, familja e krishterë është një tempull i vogël ku, nëpërmjet sakramentit të martesës, bekohet ngjizja, edukimi dhe mësimi i fëmijëve në fenë ortodokse. Në këtë familje të kishtare, burri dhe gruaja janë një e tërë dhe fëmijët janë dhuratë nga Zoti, i cili ua beson atyre për t’i përgatitur për Mbretërinë e Perëndisë.

Prindërit janë ata që i çojnë fëmijët e tyre në Tempullin e Zotit, ashtu si Joakimi dhe Ana sollën për herë të parë në Tempullin e Jerusalemit vajzën e tyre të shumëpritur Maria, nënën e ardhshme të Shpëtimtarit. Sipas Ungjillit, në hyrje të tempullit, Maria trevjeçare i ngjiti vet shkallët e pjerrëta, ku e priste kryeprifti Zakaria. Para syve të habitur të të pranishmëve, ai e çoi atë në Tabernakullin e ndaluar për gratë, vetë “Shën e Shenjtëve”, ku i caktoi asaj një vend për lutje. Kisha e kremton këtë ngjarje të rëndësishme si Paraqitja e Virgjëreshës - një nga 12 festat e Zotit gjatë vitit.

Jo rastësisht Kisha Ortodokse Bullgare në vitin 1929 zgjodhi këtë ditë për të nderuar familjen e krishterë dhe rininë studentore ortodokse. Kështu, simbolika e madhe shpirtërore e festës u kujtoi prindërve detyrimet e tyre morale ndaj fëmijëve – t’i rrisin ata në frymën e virtyteve të krishtera. Kjo ditë ishte një festë e vërtetë në të cilën fëmijët u liruan nga shkolla në mënyrë që të frekuentonin tempujt e Zotit së bashku me prindërit e tyre.

Në ditët e sotme, përditshmëria laike po i zhvendos gradualisht vlerat tradicionale patriarkale të kulturës sonë, të cilat shoqëria moderne percepton si rituale fetare që kanë kaluar kohën e tyre. Dhe nëse festa është në ditë jave, fëmijët shkojnë në shkollë dhe prindërit ndjekin orarin e tyre të punës. Edhe pse të rrallë, ka edhe mësues që i çojnë fëmijët në shërbim kishtar për të mbajtur në shpirt flakën e besimit.

Në mbrëmje, në tryezën modeste, familjet ortodokse mblidhen për të shënuar festën me bukë pa yndyrë, një gotë verë dhe peshk dhe për të ftuar Nënën e Zotit të sjellë paqe, dashuri dhe mirëkuptim në shtëpinë e tyre.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Më shumë nga rubrika

115 vjet nga lindja e kompozitorit bullgar Marin Goleminov

Më 28 shtator mbushen 115 vjet nga lindja e Marin Goleminov – një prej kompozitorëve më të rëndësishëm bullgarë. Akademiku MarinGoleminov lindi në qytetin Kjustendill në vitin 1908. Arsimin  muzikor e mbaroi në Paris, ku studioi..

botuar më 23-09-28 3.15.MD

115 vjet Bullgaria e Pavarur

Më 22 shtator të vitit 1908, tri dekada pas Luftës Ruso-Turke të viteve 1877-1878, e cila e çliroi vendin tonë, Bullgaria shpalli Pavarësinë e saj nga Perandoria Osmane. Kështu, Pavarësia e ëndërruar nga bullgarët nuk u realizua menjëherë, sepse..

botuar më 23-09-22 7.05.PD

Më 17 shtator respektojmë dëshmoret e shenjta Sofia dhe vajzat e saj Besa, Shpresa dhe Dashuria

Më 17 shtator, Kisha Ortodokse Bullgare adhuron Martiret e Shenjta Sofia dhe vajzat e saj Besa, Shpresa dhe Dashuria. Bashkë me bijat e saj ajo jetonte në Romë. Gjatë jetës Sofia e justifikoi plotësisht emrin e saj, që do të thotë “urtësi”. Si grua dhe..

botuar më 23-09-17 6.35.PD